FOKUS GRUP ME QYTETARET E NJESISE ADMINISTRATIVE NR. 7

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) u takua sot me qytetarët e njësisë administrative nr. 7, në një fokus grup për të diskutuar mbi punën e Bashkisë Tiranë dhe prioritetet e Kontratës Sociale.

Qytetarët vlerësojnë nevojën e ngritjes së qendrave të rehabilitimit për personat e alkoolizuar ose me probleme të shëndetit mendor, të cilët ushtrojnë dhunë në familje. Aktualisht është vetëm shërbimi spitalor në QSUT ku personat mbahen vetëm dy javë ndërkohë që kanë nevojë për trajtim afatgjatë. Nevojitet gjithashtu një qendër tjetër sociale, krahas asaj në Kombinat, për të mbuluar më mirë të gjithë zonën. Një tjetër kërkesë e banorëve është që të shtohen hapësirat publike mes pallateve, për shembull te rruga “Muhamet Gjollesha”.

Të gjitha gjetjet nga këto takime do të pasqyrohen në raportin e vitit të tretë monitorues ku do të analizohet puna e Bashkisë Tiranë për përmbushjen e Kontratës Sociale.