Fokus grup me qytetaret Njesia Administrative Dajt, Tirane

7.3.2023: Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim vijon takimet me banoret e Tiranes  ne kuader POP – Perballja e Ofertave Politike dhe hartimit te Kontrates Sociale 2023 per zgjedhjet vendore te 14 majit 2023.

Ne date 7.3.2023 diskutuam se bashku me banoret e Njesia administrative Dajt prioritetet dhe nevojat e komunitetit ne zonat ku banojne, prioritete keto qe do ti prezantohen kandidateve per kryetare bashkie gjate muajit Prill 2023 ne Forumin Publik te Tiranes.

Por, cfare thone qytetaret dhe cilat jane disa prej shqetesimeve te tyre: 

  • Duhet ndërhyrje në rrugët te Fresku, Thesari, Lanabregas, Priskë, Tufinë. Gjithashtu, fshtatrat Murth, Selbë dhe Darshen janë komplet të izoluara dhe kanë nevojë për ndërhyrje në rrugë. 
  • Kërkohet uji i pijshëm 24 orë në Priskë. Gjithashtu nevojitet më shumë rregullsi në mirëmbajtjen e rrjetit ujësjellës.
  • Nevojitet një kopsht me drekë në Dajt
  • Programet ekzistuese për nxitjen e punësimit dhe biznesit, sipas qytetarëve janë të pamjaftueshme. Kërkohet shtimi i këtyre programeve dhe rritja e numrit të përfituesve
  • Më shumë fushata dhe programe ndërgjegjësuese kundër dhunës ndaj grave e vajzave dhe dhunës në familje.