Fokus grup me qytetaret Njesia Administrative Farke, Tirane

7.3.2023: Vijojme takimet me banoret e Tiranes ne kuader POP – Perballja e Ofertave Politike dhe hartimit te Kontrates Sociale 2023 per zgjedhjet vendore te 14 majit 2023.

Diskutuam se bashku me banoret e Njesise Administrative Farke prioritetet dhe nevojat e komunitetit ne zonat ku banojne, prioritete keto qe do ti prezantohen kandidateve per kryetare bashkie gjate muajit Prill 2023 ne Forumin Publik te Tiranes.

  • Por, cfare thone qytetaret dhe cilat jane disa prej shqetesimeve te tyre:
    Duhet rikthyer vemendja tek rruget e brendshme sidomos ne rruget qe lidhin Farken e Vogel me Saukun.
  • Vijon uji me orar dhe ne pjesen me te madhe te njesise nuk eshte i pijshem.
  • Transporti publik vijon te mbetet nje pengese per banoret e kesaj njesie .
  • Nevoje per ngritjen e nje qendre komunitare.
  • Kopeshti i femijeve, nje pengese e madhe per fuqizimin ekonomik te grave te cilat qendrojne ne shtepi per te mbajtur femijet, duke qene se kopeshti eshte deri ne oren 12:00
  • Shkolla e mesme e bashkuar kerkohet nga banoret te ndahet dhe femijet e arsimit 9 vjecar te studiojne te ndare nga nxenesit e gjimnazit.
  • Keto jane disa prej shqetesimeve/prioriteteve te ngritura nga banoret e ketyre njesive.