Fokus grup me qytetaret Njesia Administrative nr. 1 Tirane

Ne kuader te POP – Perballja e Ofertave Politike kemi filluar pergatitjet per Forumet Publike mes qytetareve dhe kandidateve per kryetare bashkie per zgjedhjet vendore 2023. Stacioni i pare jane fokus grupet me qytetaret per te prioritizuar nevojat e tyre ne zonat ku banojne per perpilimin e Kontrates Sociale, e cila do ti prezantohet kandidateve gjate muajit Prill 2023. Sot ishim ne Njesia Administrative numer 1 ne Bashkia Tiranë ku analizuam arritjet e dritanishme dhe diskutuam nevojat e komunitetit bazuar ne kater shtylla kryesore:

Infrastruktura dhe Sherbimet Publike – Banoret e kesaj njesie vleresojne punen por kerkojne nderhyrje ne adresa specifike rruge si ne Hasan Prishtina; prane Arkivit te Shtetit; apo dhe rruga Gjin Marku. Nevoje per cerdhe; kopshte dhe shkolla te reja kjo per shkak te mbingarkeses neper grupe apo klasa.

Demokracia Vendore – Banoret vleresojne njoftimet dhe sherbimet qe ofron njesia administrative, por kane pak informacion sa i perket veprimtarise se Keshillit Bashkiak; Programit te Transparences apo regjistrit te kerkes/ankesave apo programit te transparences.

Zhvillimi Ekonomik Vendor – Pak informacion kane banoret sa i perket programeve per te rinjte apo sherbimeve per kete kategori. Programi i nxitjes se punesimit njihet por nuk eshte i mjaftueshem!

Dimensioni Social ne nivel vendor – Qytetaret e vleresojne punen e njesise administrative ne vecanti dhe bashkise ne teresi, por kane te nevojshem shtime te sherbimeve per kategori te ndryshme.

Keto jane disa prej shqetesimeve/prioriteteve te ngritura nga banoret e kesaj njesie. Na ndiqni!