FORUMI PUBLIK ME KANDIDATIN PËR KRYETAR BASHKIE DURRES Z. ARDIAN MUKA – KOALICIONI “SHTËPIA E LIRISË”

Në Durrës gara e 6 marsit u zhvillua mes tre kandidaturave: znj. Emiriana Sako nga Partia Socialiste, z.Ardian Muka nga Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, dhe z.Luan Hoti nga Partia Demokratike. Në këtë kuadër CSDC ftoi zyrtarisht të tre kandidatët që të bëhen pjesë e forumeve publike, për t’ju dhënë mundësinë që të shpalosinprogramet e tyre por edhe për të diskutuar Kontratën Sociale.

Gjatë punës në terren organizata mbledh kërkesat dhe nevojat të qytetarëve në zonat rurale dhe urbane dhe harton raport vjetor i cili konsultohet me përfaqësuesit lokalë. Në prag të zgjedhjeve lokale kërkesat e qytetarëve kthehen në prioritete për kandidatët për kryetarë bashkie.  Këto priorite përbëjnë Kontratën Sociale.

Në këtë kuadër, Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC) si pjesë e nismës POP – Perballja e Ofertave Politike,  ka zhvilluar Forumin Publik me kandidatë për Kryetar Bashkie, ditën e enjte me datë 24 Shkurt 2022. Ftesa për të marrë pjesë në këtë takim u pranua nga kandidati për Kryetar Bashkie z. Ardian Muka  nga Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”. Forumi me z. Muka u organizua me praninë e të rinjve të qytetit të Durrësit, organizatat e shoqërisë civile si dhe mediat. Po ashtu, forumi u zhvillua në format hibrid nëpërmjet platformës Zoom.

Pas shpalosjes së programit të Koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, kandidatit iu shpalosën prioritetet e qytetarëve. Në fund të takimit z. Muka firmosi Kontratën Sociale, duke u angazhuar që nëse në ketë garë do të dalë fitues, kudokument do të jetë pjesë e punës së tij në krye të bashkisë Durrës.

Për të lexuar Kontratën Sociale të plotë, ju lutemi klikoni këtu