Forumi Publik me kandidatin për Kryetar Bashkie z. Bardh Spahia – Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”

Në datë 6 Mars 2022 në Bashkinë Shkodër zhvillohen zgjedhjet e pjesësshme lokale për Kryetar Bashkie. Gara e 6 Marsit zhvillohet mes tre kandidaturave; znj.Majlinda Angoni nga Partia Socialiste, z.Bardh Spahia nga Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, z.Xhemal Bushati nga Partia Demokratike. Në këtë kuadër Rrjeti POP ka ftuar zyrtarisht të tre kandidatët që të bëhen pjesë e forumeve publike, për t’ju dhënë mundësinë që të shpalosin programet e tyre por edhe për të diskutuar Kontratën Sociale.

Gjatë punës në terren organizata mbledh kërkesat dhe nevojat të qytetarëve në zonat rurale dhe urbane dhe harton raport vjetor i cili konsultohet me përfaqësuesit lokalë. Në prag të zgjedhjeve lokale kërkesat e qytetarëve kthehen në prioritete për kandidatët për kryetarë bashkie.  Këto priorite përbëjnë Kontratën Sociale.

Në këtë kuadër, “Intelektualët e Rinj, Shpresë” si pjesë e nismës POP – Perballja e Ofertave Politike,  ka zhvilluar Forumin Publik me kandidatë për Kryetar Bashkie, ditën e enjte me datë 24 Shkurt 2022, pranë ambienteve të Hotel Colosseo në Shkodër. Ftesa për të marrë pjesë në këtë takim u pranua nga kandidati për Kryetar Bashkie z. Bardh Spahia nga Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.  Takimi u zhvillua në moderimin e përfaqësueses së IRSH znj.Ganimete Perseku.

Në këtë forum ishin të pranishëm të rinjtë e qytetit të Shkodrës, organizatat e shoqërisë civile si dhe mediat. Po ashtu, forumi u zhvillua në format hibrid nëpërmjet platformës Zoom, ku u ndoq nga përfaqësues të Ambasadës Suedeze, përfaqësues të Olof Palme Center, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të rinjtë, etj.

Fillimisht, kandidati z.Spahia prezantoi programin e tij ku në prioritetet kryesore ishte infrastruktura e qytetit, zhvillimi ekonomik si dhe rinia. Aspekte të rëndësishme të cilat kërkojnë vëmendje janë zhvillimi i incentivave përsa i përket bujqësisë në njësitë administrative si dhe garantimi për mbështetje për çertifikimin e pronave të tyre. Pikë tjetër e programit është edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytet dhe njësitë administrative, kanalizimeve, sinjalistikës etj.

Më pas, IRSH ka prezantuar para kandidatit dhe pjesëmarrësve prioritetet e Kontratës Sociale në Bashkinë Shkodër.  Kontrata sociale përfshin prioritetet e dala nga komunitetit pas një procesi konsultimi, ku çështjet më të rëndësishme janë:

Prioritet 1: Krijimi i incentivave mbështetëse nëpërmjet programeve të specializuara për mbështetje financiare për startup-et rinore

Në lidhje me këtë prioritet z.Spahia tha se një vëmendje të veçantë do të ketë edhe rinia, të cilën e konsideroi si pikën më të forte, mbështetësen më të madhe, duke iu garantuar dhe stimuluar aktivitetet e të rinjve si dhe stimulimin e start-upeve të ndryshme.

Prioritet 3: Vijimi i investimeve dhe ndërhyrjeve që përmirësojnë infrastrukturën në njësi të ndryshme.

Gjatë fjalës së tij kandidati z.Spahia u shpreh se nga ana e tij do të ketë një vëmendje të shtuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, si në qytete edhe në njësitë administrative. Gjithashtu, premtoi se do të krijojë hapësirat e duhura për argëtim për të rinjtë, kënde sportive të ndryshme, palestra etj.

Në fund të takimit, z.Spahia firmosi Kontratën Sociale me prioritetet e qytetarëve duke u angazhuar që nëse do të fitojë garën në datë 6 Mars do të adresojë prioritetet e qytetarëve të Shkodrës.

Për të lexuar Kontratën Sociale të plotë, ju lutemi klikoni këtu

Lexoni ketu per Kontraten Sociale te Firmosur