Kandidatët për Kryetar Bashkie

Kandidatët

Aleanca për Shqipërinë Europiane

keti bazhdari shkoderKETI BAZHDARI

Datëlindja: 28.04.1980

Vendlindja: Shkodër

Edukimi: Ka studiuar Financë – Kontabilitet në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, dhe ka kryer masterin për Administrim Publik dhe Politika Publike.

Veprimtaria profesionale:

Ajo drejton një prej fabrikave më të mëdha të biznesit fason në vend dhe ka një cv mjaft aktive në projekte sidomos sociale. E fundit është fondacioni Aleanca Civile drejt Integrimit, apo “Cati Foundation”. Gjatë vitit 2010 Bazhdari u zgjodh në krye të Partisë Socialiste dega Shkodër.

Në vitin 2012 ajo dha dorëheqjen nga ky post për të marrë drejtimin e grupit të ngritur nga Partia Socialiste për hartimin e programit për ish-të përndjekurit politikë.

Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet

voltana ademi shkoderVOLTANA ADEMI

Datëlindja: 30.09.1974

Vendlindja: Shkodër

Edukimi: Është diplomuar në Degën Informatikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Master për Qeverisje dhe Zhvillim Territorial, Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë dhe Universiteti i  Palermos, Itali

Veprimtaria profesionale:

Lektore në Informatikë të Përgjithshme dhe Programim pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, si dhe në Fakultetet e Shkencave të Natyrës dhe atë Ekonomik.

Nga viti 2004 ajo është angazhuar në shërbimin publik në nivel vendor. Nga viti 2004 e deri në 2007 ka qenë Nënkryetare e Bashkisë Shkodër

Është angazhuar në punën kërkimore shkencore dhe në përgatitjen e një sërë analizash dhe studimesh në fushën decentralizimit të pushtetit vendor, në çështjet sociale e gjinore duke punuar për disa organizata të shoqërisë Civile.