Kontrata Sociale në Këshillin Bashkiak Elbasan

Këshilli Bashkiak Elbasan në takimin e dates 04.03.2022 bëri pjesë te axhendës Kontratën Sociale të firmosur ndërmjet Shoqata Tjeter Vizion dhe Bashkisë Elbasan. Në takim u prezantuan rezultatet e monitorimit mbi ecurinё pёr plotёsimin e prioriteteve tё Kontratës Sociale për Bashkinë Elbasan dhe u diskutua mbi prioritetet që janë në proces realizimi dhe monitorimi.Gjatë diskutimeve u prekën të pesta çështjet e kontratës sociale, të cilat komuniteti i ka vlerësuar se janë shumë prioritare.

Diskutimi u fokusua në mënyrë të veçantë tek 3 prioritetet e realizuara si: ndërtimi i rrugëve rurale, vendosja e koshave të plehrave në zonat rurale ku mungonin dhe vendosja e linjës së shërbimit publik të autobuzëve për njësitë administrative ku mungonin.Nga Këshilli Bashkiak u miratuan 2 prioritete të kontrates sociale për tu realizuar gjatë vitit 2022 si: restaurimi i një shkolle 9-vjeçare dhe rehabilitimi i një rruge dytësore në një lagje periferike të qytetit. F

alenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center Olof Palme International Center – Albania Programme National Endowment for Democracy #kontratasociale#rrjetiPOP