Rrjeti POP Merr Pjesë në Eventin Kombëtar të Javës së Shoqërisë Civile
29 maj 2024: Kolege te Gender Alliance for Development Center (GADC) moren pjese sot ne Eventin e organizuar nga Partners Albania for Change and Development ne kuader te Javes se Shoqerise Civile.
Patem mundesine qe te merrnim pjese ne diskutime mbi Rolin e OSHC-ve ne zhvillimin e aftesive, punesimin dhe fuqizimin e komunitetit si edhe mbi permiresimin e bashkepunimit dhe koordinimit midis paleve te interesit – Politikat, strategjite dhe njohja e kualifikimeve.
Ne workshopin mbi Demokracine Pjesemarrese sebashku me kolege te POP – Perballja e Ofertave Politike nga Qendra “Epoka e Re” Fier dhe Hapa te lehte diskutuam mbi angazhimin qytetar dhe transparencen vendore duke sjelle modelin e Kontrates Sociale qe POP ndjek prej vitesh ne 12 bashki te vendit.
Faleminderit Partners Albania for Change and Development qe na ofruat hapesirat e sotme per rrjetezim dhe per shpalosjen e iniciativave qe GADC ndermerr.