01

Social Contract 2023: Strengthening Citizen Engagement in Local Governance

Since 2019, POP has operated with the idea that a more bottom-up and holistic approach to resolving accountability and integrity issues will result in significant improvements in community service delivery from their municipalities. To this end, POP incorporated the Juxtaposing Political Offers as a solution to the unactive, low performing and unaccountable local municipal officials operated and by which the network aims to increase public debate and information among citizens on electoral platforms of parties and candidates for mayors, as well as orienting these platforms towards the needs and priorities of citizens as well as to lobby and advocate for the fulfilment of the citizen priorities that were signed in the Social Contract.

POP Network now has a new attempt to rethink its approach for enhancing sustainable development of itself and the environment it operates, equality, and empowerment through improved accountability of their local elected representatives and authorities in general, utilizing bottom-up techniques, as a result of these changes.

Main Objective: POP Network monitor the decision-making processes and take an active role in advocating and influencing the policy debate and political agenda for the rights holder’s interest
Specific Objectives:
SO1. POP competences and legitimacy to monitor and influence decision-making and policy agendas strengthened and POP network developed exit scenarios from the OPC in the medium- and long-term.
SO2. The voice and agency of citizens raised and they are organized in groups to become vocal for their rights and influence the local policy agendas.
SO3. Duty bearers involve civil society groups and organisations in decision-making and budgeting processes; the platforms of communication and cooperation with civil society groups are strengthened.
SO4. Social contracts are signed within a public forum and the duty bearers maintains a dialogue with citizens on the implementation of commitments made (this objective is valid only for the year of elections 2023 and/or 2028).

02

POP 2022 - Kontrata Sociale si mjet efektiv për pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje në nivel vendor dhe transparenca

Gjatë vitit 2021, Rrjeti POP u zgjerua në 12 bashki duke shtuar edhe bashkinë Elbasan, Vau i Dejës dhe Korçë. Tre Kontrata Sociale u shtuan në bashkitë e mësipërme duke vijuar kështu monitorimin për zbatimin e tyre në 12 bashki. Nëpërmjet këtij projekti Rrjeti Pop, synon të forcojë bashkëpunimin me qytetarët në përfshirjen e tyre në vendimmarrje në nivel vendor, duke qenë një urë lidhëse mes tyre (qytetarëve) dhe pushtetit vendor për sa i përket transparencës, llogaridhënies dhe demokracisë vendore. Dhe puna për të forcuar rrjetin dhe organizatat partnere, janë disa nga ndryshimet që priten gjatë vitit 2022.

Qëllimi i përgjithshëm i POP 2022: Fuqizimi i OSHC-ve për t’i mbajtur në mënyrë efektive përgjegjëse bashkitë për përmbushjen e prioriteteve të Kontratës Sociale që lidhen me aksesin dhe angazhimin e qytetarëve në pushtetin vendor.

Objektivat specifike të POP-2022:
OS1: Rritja e organizatave anëtare të POP, ndikimi me qytetarët dhe zyrtarët lokalë, në bashkitë e synuara.
SO2. Zhvillimi i Planit Strategjik 2021 – 2025 për veprime të qëndrueshme të Rrjetit POP në të ardhmen.
SO3: Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet anëtarëve të rrjetit POP, qytetarëve, bizneseve dhe medias
OS4: Monitorini, raportimi dhe mbajtja përgjegjës të drejtuesve në nivel lokal për të plotësuar prioritetet e Kontratës Sociale të përgatitur nga anëtarët e POP në secilën bashki.
SO5: Forcimi i rrjetit rajonal me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Grupet kryesore të synuara
Qytetarët në zonat urbane dhe rurale; Grupet e margjinalizuara; Organizatat e shoqërisë civile; Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore; Kryetarët e Bashkive të Tiranës, Kamzës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodrës, Kukësit, Pukës, Poogradecit, Elbasanit, Korçës dhe Vaut të Dejës; Këshillat Bashkiakë; Stafet e bashkive; Media; Deputetët etj.

Kjo nismë mbështetet nga Olof Palme International Center, me fonde të Qeverisë Suedeze si dhe nga National Endowment for Democracy.

03

POP 2021 - Kontrata Sociale, Mjet për të forcuar marrëdhëniet mes qytetareve dhe pushtetarëve

Gjatë vitit 2020, Rrjeti POP monitoroi zbatimin e kontratave sociale në 9 bashki. Këto kontrata u zhvilluan bazuar në përparësitë e komunitetit në periudhën parazgjedhore 2019, dhe u nënshkruaan nga kandidatët për kryetarë. Ndërkohë që Kontrata Sociale në vetvete rregullon marrëdhëniet në një shoqëri, midis njerëzve; midis njerëzve dhe qeverisë së tyre dhe institucioneve të tjera, ne po menaxhojmë një pjesë të saj. Si e tillë, kontrata sociale e nënshkruar midis kryetarë të bashkive dhe organizatave partnere në POP përmban çështje të rëndësishme të cilat qytetarët kërkojnë t’i zgjidhin sa më shpejt që të jetë e mundur nga bashkia.

Gjatë vitit të parë të mandatit në të gjitha bashkitë, u adresuan plotësisht 17% e prioriteteve, pjesërisht 58% e tyre dhe 25% e prioriteteve nuk janë adresuar akoma.

Në këto kohë të vështira ku pandemia COVID-19 ka luajtur një rol të rëndësishëm është e nevojshme të përfshihen më shumë aktorë sesa vetëm qeveria dhe qytetarët. Këta aktorë mund të jenë përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, sindikatave, etj. Prandaj, ky do të jetë një nga qëllimet e POP gjatë vitit 2021 për të përfshirë më shumë aktorë në diskutime dhe vendimmarrje. Për më tepër, një qëllim tjetër i POP është që përmes bashkëpunimit secila bashki apo kryetar i bashkisë të përmbushë përparësitë e kontratës sociale brenda vitit 2021.

Qëllimi i përgjithshëm i POP 2021: Fuqizimi i OShC-ve për të monitoruar dhe advokuar pranë bashkive për zbatimin e kornizës ligjore dhe përmbushjen e prioriteteve të kontratës sociale.

Objektivat specifike POP-2021:

Forcimi i rrjetit POP duke u zgjeruar me organizata të reja që mbulojnë bashki të tjera.
Forcimi i marrëdhënieve midis qytetarëve, POP dhe aktorëve të tjerë në shoqëri.
Monitorimi, raportimi dhe veshja me përgjegjësi e drejtuesve në nivelin lokal për të përmbushur kontratën sociale në secilën bashki.

Grupet kryesore të synuara

Qytetarë të Tiranës, Kamzës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodrës, Kukësit, Pukës, Poogradecit, Elbasanit, Korçës dhe Vaut të Dejës.
Kryetarët e bashkive, Këshillat bashkiakë dhe partitë e tyre politike.
Media – lobimi dhe avokimi në media të ndryshme për iniciativën e Rrjetit POP.
Organizatat e Shoqërisë Civile në të gjitha bashkitë si aleatë.

Kjo nismë  mbështetet nga  Olof Palme International Center, me fonde të Qeverisë Suedeze si dhe nga National Endowment for Democracy. 

04

POP 2020 – Monitorimi i zbatimit të kontratës sociale në nivelin lokal

POP 2020 – Monitorimi i zbatimit të kontratës sociale në nivelin lokal. Nisma tjetër e fazës së parë të POP synon të lobojë dhe avokojë për përmbushjen e përparësive të qytetarëve që u nënshkruan në Kontratën Sociale për bashkitë e Tiranës, Kamzës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodres, Kukësit, Pukës dhe Pogradecit dhe gjithashtu për të siguruar përfshirjen e komunitetit në vendimmarrje.

Qytetarët shpesh besojnë se politikanët u qasen vetëm gjatë zgjedhjeve, kur ata kanë nevojë për votën e tyre dhe rrallë i mbajnë premtimet e bëra për zgjedhësit e tyre. Qytetarët gjithashtu kanë pak njohuri për detyrat dhe përgjegjësitë e pushtetit vendor, duke e bërë më të vështirë përgjegjshmërinë ndaj këtij institucioni. Shpesh, interesat dhe nevojat e qytetarëve janë në hije nga procesi i politikës së vendimmarrjes që përqendrohet më pak në përmbajtjen e demokracisë përfaqësuese dhe më shumë në interesat dhe pushtetin personal dhe politik. Forcimi i demokracisë duke nxitur transparencën dhe përgjegjshmërinë e zyrtarëve të zgjedhur është ajo që POP synon. Është një përpjekje për të rritur hapësirat për debate publike dhe informacione të qytetarëve në lidhje me platformat e politikave nga njëra anë dhe duke i orientuar këto platforma drejt nevojave dhe përparësive të komunitetit nga ana tjetër.

Gjatë vitit 2019 organizatat partnere të rrjetit POP implementuan projektin “Përballja e Ofertave Politike – 2019 (POP 2019)”.

Nisma tjetër e fazës së parë të POP synon të lobojë dhe advokojë për përmbushjen e përparësive të qytetarëve që u nënshkruan në Kontratën Sociale për bashkitë e Tiranës, Kamzës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodrës, Kukësit, Pukës dhe Pogradecit dhe gjithashtu për të siguruar përfshirjen e komunitetit në vendimmarrje.

 

POP 2020 synon:

  • Vazhdimin e punës së monitorimit nga rrjeti POP dhe veshjen me përgjegjësi të kryetarëve dhe këshillave.
  • Lobim dhe Advokim për përmbushjen e prioriteteve të kontratave sociale për secilën bashki;
  • Vazhdimi dhe përmirësimi i metodologjisë POP për lobimin dhe avokimin që forcojnë marrëdhëniet midis OSHC-ve në rrjet dhe partive politike si dhe rrisin reputacionin e OSHC-ve në publik.
  • Angazhimin dhe organizimin e komunitetit për të ngritur zërin dhe për të kërkuar përgjegjshmëri të qeverisjes lokale.

Komponentët kryesorë të POP 2020 janë:

  • Fuqizimi i rrjetit
  • Lobimi si një Rrjet për çështjet e Demokracisë Lokale
  • Monitorimi i mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. Dokumenti bazë i monitorimit janë përparësitë në Kontratën Sociale.
  • Avokim / Lobim për prioritetet e identifikuara gjatë forumeve publike të POP 2019 me qytetarët.
  • Aktivitetet e mediave në bashkëpunim me gazetarët dhe mediat lokale
    Përshtypjet / tubimet / deklaratat e qytetarëve.
  • Aktivitetet e qytetarëve për edukimin e tyre ligjor bazuar në Strategjinë e re të Edukimit Ligjor dhe Angazhimin Qytetar për të marrë pjesë në seanca këshillimore në takimet bashkiake/ kryetarit dhe stafit.
  • Organizimi i aktivitete publike në nivelin lokal.

 

Grupet kryesore të synuara

  • Qytetarë të Tiranës, Kamzës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodrës, Kukësit, Pukës dhe Pogradecit.
  • Kryetarët e bashkive, Këshillat bashkiakë dhe partitë e tyre politike.
  • Media – lobimi dhe avokimi në media të ndryshme për iniciativën POP 2020.
  • Organizatat e Shoqërisë Civile në të gjitha bashkitë si aleatë tanë

Kjo nismë  mbështetet nga  Olof Palme International Center, me fonde të Ambasadës Suedeze në Tiranë si dhe nga National Endowment for Democracy. 

 

05

POP 2019 – Përballja e Ofertave Politike

Përballja e Ofertave Politike – POP 2019, është një nismë  e rrjetit të 9 organizatave të shoqërisë civile shqiptare në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale të 30 Qershorit 2019.

POP 2019 synon të rrisë debatin publik dhe informacionin te qytetarët mbi platformat elektorale të partive dhe kandidatëve për kryetarë bashkie, si dhe orientimin e këtyre platformave drejt nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve. Përmes aktiviteteve projekti synon të forcojë demokracinë shqiptare, duke nxitur transparencën dhe llogaridhënien gjatë zgjedhjeve dhe periudhës pas tyre.

POP është zbatuar suksesshëm gjatë Zgjedhjeve Parlamentare 2013, Zgjedhjeve Lokale të vitit 2015 dhe Zgjedhjeve Parlamentare 2017. Kjo nismë është mbështetur dhe mbështetet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme, me fonde të Ambasadës Suedeze në Tiranë.

POP 2019 do të organizohet në bashkitë Durrës, Fier, Kamez, Kukës, Pogradec, Pukë, Shkodër, Tiranë and Vlorë aty ku organizatat e rrjetit ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

 

 

POP 2019 synon:

  • Të nxise dialogun mes zgjedhësve dhe kandidatëve, por edhe ndërmjet kandidatëve vetë, duke shërbyer si një platformë diskutimi, ku kandidatët do të mbahen të përgjegjshëm ndaj premtimeve të tyre dhe do të ftohen të nënshkruajnë Kontratën Sociale mes tyre dhe qytetarëve në çdo bashki.
  • Përmes mjeteve të avokimit / lobimit rrjeti POP 2019 do të përpiqet të arrijë rezultate, duke siguruar që kontratat sociale të mos jenë thjesht një zotim i shkruar, por një angazhim i vazhdueshem për kryetarët e ardhshëm të bashkive.
  • Të informojnë qytetarët duke përdorur mediat sociale ne lidhje me premtimet dhe përparësitë e kandidatëve dhe partive politike përkatëse si dhe në lidhje me punën që do të kryejnë të zgjedhurit për t’i përmbushur ato. Përveç kësaj, faqja online interaktive, do t’u ofrojë qytetarëve shqiptarë një paraqitje të shumë të nevojshme të ofertave të partitë politike.
  • Të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e të zgjedhurve gjate fushates elektorale, por edhe gjate mandatit

Në qendër të të gjitha aktiviteteve të POP 2019 do të jenë qytetarët me nevojat dhe shqetësimet e tyre, pasi zhvendosja e debatit publik nga politika drejt platformave politike në periudhën parazgjedhore është e rëndësishme. POP 2019 është një mundësi për partitë politike që të paraqesin programet e tyre të tregojnë se sa do të kujdesen për qytetarët në katër vitet e ardhshme. Premtimet e partive politike dhe programet e tyre do të monitorohen pas Zgjedhjeve Lokale 2019 nga Rrjeti i organizatave të POP 2019 dhe grupet e qytetarëve që do të organizohen nga ky rrjet.

Rrjeti “Përballja e Ofërtave Politike – POP”, synon të rrisë debatin publik dhe informacionin te qytetarët si dhe orientimin e platformave drejt nevojave dhe prioriteteve të tyre. Përmes aktiviteteve projekti synon të forcojë demokracinë shqiptare, duke nxitur transparencën dhe llogaridhënien.

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” Tiranë; Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Durrës;  Qendra Rinore Vlorë; Shoqata për Integrimin e Zonave Informale, Kamëz; Epoka e Re, Fier; Intelektualët e Rinj Shpresë, Shkodër; Lëvizja Rinore për Demokraci, Pukë; Qendra Rinore për Progres, Kukës, Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim, Progradec.