01

POP 2020 – Monitorimi i zbatimit të kontratës sociale në nivelin lokal

Qytetarët shpesh besojnë se politikanët u qasen vetëm gjatë zgjedhjeve, kur ata kanë nevojë për votën e tyre dhe rrallë i mbajnë premtimet e bëra për zgjedhësit e tyre. Qytetarët gjithashtu kanë pak njohuri për detyrat dhe përgjegjësitë e pushtetit vendor, duke e bërë më të vështirë përgjegjshmërinë ndaj këtij institucioni. Shpesh, interesat dhe nevojat e qytetarëve janë në hije nga procesi i politikës së vendimmarrjes që përqendrohet më pak në përmbajtjen e demokracisë përfaqësuese dhe më shumë në interesat dhe pushtetin personal dhe politik. Forcimi i demokracisë duke nxitur transparencën dhe përgjegjshmërinë e zyrtarëve të zgjedhur është ajo që POP synon. Është një përpjekje për të rritur hapësirat për debate publike dhe informacione të qytetarëve në lidhje me platformat e politikave nga njëra anë dhe duke i orientuar këto platforma drejt nevojave dhe përparësive të komunitetit nga ana tjetër.

Gjatë vitit 2019 organizatat partnere të rrjetit POP implementuan projektin “Përballja e Ofertave Politike – 2019 (POP 2019)”.

Nisma tjetër e fazës së parë të POP synon të lobojë dhe advokojë për përmbushjen e përparësive të qytetarëve që u nënshkruan në Kontratën Sociale për bashkitë e Tiranës, Kamzës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodrës, Kukësit, Pukës dhe Pogradecit dhe gjithashtu për të siguruar përfshirjen e komunitetit në vendimmarrje.

 

POP 2020 synon:

  • Vazhdimin e punës së monitorimit nga rrjeti POP dhe veshjen me përgjegjësi të kryetarëve dhe këshillave.
  • Lobim dhe Advokim për përmbushjen e prioriteteve të kontratave sociale për secilën bashki;
  • Vazhdimi dhe përmirësimi i metodologjisë POP për lobimin dhe avokimin që forcojnë marrëdhëniet midis OSHC-ve në rrjet dhe partive politike si dhe rrisin reputacionin e OSHC-ve në publik.
  • Angazhimin dhe organizimin e komunitetit për të ngritur zërin dhe për të kërkuar përgjegjshmëri të qeverisjes lokale.

Komponentët kryesorë të POP 2020 janë:

  • Fuqizimi i rrjetit
  • Lobimi si një Rrjet për çështjet e Demokracisë Lokale
  • Monitorimi i mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. Dokumenti bazë i monitorimit janë përparësitë në Kontratën Sociale.
  • Avokim / Lobim për prioritetet e identifikuara gjatë forumeve publike të POP 2019 me qytetarët.
  • Aktivitetet e mediave në bashkëpunim me gazetarët dhe mediat lokale
    Përshtypjet / tubimet / deklaratat e qytetarëve.
  • Aktivitetet e qytetarëve për edukimin e tyre ligjor bazuar në Strategjinë e re të Edukimit Ligjor dhe Angazhimin Qytetar për të marrë pjesë në seanca këshillimore në takimet bashkiake/ kryetarit dhe stafit.
  • Organizimi i aktivitete publike në nivelin lokal.

 

Grupet kryesore të synuara

  • Qytetarë të Tiranës, Kamzës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodrës, Kukësit, Pukës dhe Pogradecit.
  • Kryetarët e bashkive, Këshillat bashkiakë dhe partitë e tyre politike.
  • Media – lobimi dhe avokimi në media të ndryshme për iniciativën POP 2020.
  • Organizatat e Shoqërisë Civile në të gjitha bashkitë si aleatë tanë

Kjo nismë  mbështetet nga  Olof Palme International Center, me fonde të Ambasadës Suedeze në Tiranë si dhe nga National Endowment for Democracy. 

 

02

POP 2019 – Përballja e Ofertave Politike

Përballja e Ofertave Politike – POP 2019, është një nismë  e rrjetit të 9 organizatave të shoqërisë civile shqiptare në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale të 30 Qershorit 2019.

POP 2019 synon të rrisë debatin publik dhe informacionin te qytetarët mbi platformat elektorale të partive dhe kandidatëve për kryetarë bashkie, si dhe orientimin e këtyre platformave drejt nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve. Përmes aktiviteteve projekti synon të forcojë demokracinë shqiptare, duke nxitur transparencën dhe llogaridhënien gjatë zgjedhjeve dhe periudhës pas tyre.

POP është zbatuar suksesshëm gjatë Zgjedhjeve Parlamentare 2013, Zgjedhjeve Lokale të vitit 2015 dhe Zgjedhjeve Parlamentare 2017. Kjo nismë është mbështetur dhe mbështetet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme, me fonde të Ambasadës Suedeze në Tiranë.

POP 2019 do të organizohet në bashkitë Durrës, Fier, Kamez, Kukës, Pogradec, Pukë, Shkodër, Tiranë and Vlorë aty ku organizatat e rrjetit ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

 

 

POP 2019 synon:

  • Të nxise dialogun mes zgjedhësve dhe kandidatëve, por edhe ndërmjet kandidatëve vetë, duke shërbyer si një platformë diskutimi, ku kandidatët do të mbahen të përgjegjshëm ndaj premtimeve të tyre dhe do të ftohen të nënshkruajnë Kontratën Sociale mes tyre dhe qytetarëve në çdo bashki.
  • Përmes mjeteve të avokimit / lobimit rrjeti POP 2019 do të përpiqet të arrijë rezultate, duke siguruar që kontratat sociale të mos jenë thjesht një zotim i shkruar, por një angazhim i vazhdueshem për kryetarët e ardhshëm të bashkive.
  • Të informojnë qytetarët duke përdorur mediat sociale ne lidhje me premtimet dhe përparësitë e kandidatëve dhe partive politike përkatëse si dhe në lidhje me punën që do të kryejnë të zgjedhurit për t’i përmbushur ato. Përveç kësaj, faqja online interaktive, do t’u ofrojë qytetarëve shqiptarë një paraqitje të shumë të nevojshme të ofertave të partitë politike.
  • Të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e të zgjedhurve gjate fushates elektorale, por edhe gjate mandatit

Në qendër të të gjitha aktiviteteve të POP 2019 do të jenë qytetarët me nevojat dhe shqetësimet e tyre, pasi zhvendosja e debatit publik nga politika drejt platformave politike në periudhën parazgjedhore është e rëndësishme. POP 2019 është një mundësi për partitë politike që të paraqesin programet e tyre të tregojnë se sa do të kujdesen për qytetarët në katër vitet e ardhshme. Premtimet e partive politike dhe programet e tyre do të monitorohen pas Zgjedhjeve Lokale 2019 nga Rrjeti i organizatave të POP 2019 dhe grupet e qytetarëve që do të organizohen nga ky rrjet.

Rrjeti “Përballja e Ofërtave Politike – POP”, synon të rrisë debatin publik dhe informacionin te qytetarët si dhe orientimin e platformave drejt nevojave dhe prioriteteve të tyre. Përmes aktiviteteve projekti synon të forcojë demokracinë shqiptare, duke nxitur transparencën dhe llogaridhënien.

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” Tiranë; Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Durrës;  Qendra Rinore Vlorë; Shoqata për Integrimin e Zonave Informale, Kamëz; Epoka e Re, Fier; Intelektualët e Rinj Shpresë, Shkodër; Lëvizja Rinore për Demokraci, Pukë; Qendra Rinore për Progres, Kukës, Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim, Progradec.