Donatorët

OLOF PALME INTERNATIONAL CENTER

Qendra Ndërkombëtare Olof Palme është organizata ombrellë e lëvizjes Suedeze të punës dhe operon në frymën e Olof Palme për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe paqen. Lëvizja Suedeze e punës ka një traditë të gjatë solidariteti dhe ne jemi krenarë ta mbajmë gjallë këtë traditë, së bashku me 27 organizatat tona anëtare ne bashkëpunojmë me njerëz dhe organizata në të gjithë botën. 

Përmes projekteve të zhvillimit, ne përpiqemi t’i fuqizojmë njerëzit të ndryshojnë shoqëritë e tyre dhe në këtë mënyrë jetën e tyre. Gratë, të rinjtë dhe aktivistët bazë janë grupet tona kryesore të synuara. Rrjeti i gjerë ndërkombëtar i lëvizjes suedeze mundëson bashkëpunim me partnerë globalë që ndajnë vlerat tona.

Olof Palme International Center mbështet Projektin POP nëpërmjet fondeve të Qeverisë Suedeze.

The Endowment National for Democracy (NED)

The Endowment National for Democracy (NED) është një fondacion privat dhe jofitimprurës që i dedikohet rritjes dhe forcimit të institucioneve demokratike në të gjithë botën. Çdo vit, NED shpërndan më shumë se 1600 grante për të mbështetur projektet e grupeve joqeveritare jashtë vendit, të cilët punojnë për qëllime demokratike në më shumë se 90 vende. 

Që nga themelimi në vitin 1983, NED ka qëndruar në skajin kryesor të luftërave demokratike kudo, ndërsa evoluon në një institucion shumëplanësh që është një qendër veprimtarish, burimesh dhe shkëmbimi intelektual për aktivistët, praktikuesit dhe studiuesit e demokracisë në të gjithë botën.

The Endowment National for Democracy mbështet Projektin POP.