Situata e COVID-19 Vendimet e Këshillit Bashkiak PUKË

26.3.2020 Këshilli Bashkiak Pukë është mbledhur një herë gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 vetëm për miratimin e ndihmës ekonomike por, Bashkia Pukë ka ndërmarrë një sërë masash për mbrojtjen dhe ndihmën e komunitetit. Pako Ushqimore: Janë blerë me donacione të ndryshme pako ushqimore për familjet në nevojë, ndërkohë që bashkia ka vënë në dispozicion stafin, karburantin dhe makinat për shpërndarje në qytet dhe fshatra. Dizenfektimi i qytetit dhe fshatrave: Është kryer me fonde të bashkisë; Shpërndarja e ilaçeve dhe ushqimeve: Nga stafi i bashkise – sipas listave të mledhura nga grupet e patronazhit. Shpërndarja e pensioneve në njësitë administrative nën organizimin e Administratorëve respektivë.