Situata e COVID-19 Vendimet e Këshillit Bashkiak TIRANË

23.3.2020 Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi nëpërmjet një procedure online, vendimin për të ndihmuar me ushqime të gjithë të moshuarit e vetmuar dhe shtresat në nevojë si dhe ofrimin e transportit për personelin dhe stafin mjekësor.

24.3.2020 Këshilli i Bashkisë Tiranë në kuadër të menaxhimit të situatës të shkaktuar nga COVID-19 ka miratuar: Të shtyjë afatin e aplikimit të muajit Mars të fazës së parë për programin social të strehimit “subvencionim i qerasë”, deri në datë 10 prill 2020. Të shtyjë afatin e aplikimit për të përfituar ‘kreditë e buta’ deri në datën 17 maj 2020. Përjashtimin nga pagesa e shfrytëzimit të tarifës së zënies së hapësirës publike për muajin mars-prill 2020. Shtyrjen e afatit të këstit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore nga muaji prill për në fund të muajit qershor 2020. Shtyrjen e afatit të këstit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore të muajit qershor për në fund të muajit gusht 2020.