

Covid-19
Raporte Monitorimi të Punës së Bashkive gjatë pandemisë COVID-19
POP 2020 synon “Monitorimin e zbatimit të kontratës sociale në nivel lokal.”
Gjatë fazës së parë të kësaj nisme, rrjeti POP ka për qëllim që të lobojë dhe të advokojë për përmbushjen e prioriteteve të qytetarëve në bashkitë ku janë nënshkruar në Kontratat Sociale: Tiranë, Kamëz, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Kukës, Pukë dhe Pogradec, gjithashtu synon përfshirjen e komunitetit në vendimmarrje.
Me situatën e krijuar nga COVID-19, anëtarët e rrjetit POP përshtatën aktivitetet për të ndjekur reagimin e pushtetit qendror e lokal si dhe problemet e komunitetit që këto organizata përfaqësojnë. Gjatë muajve mars dhe prill 2020, u realizuan:
- Monitorimi i Këshillave Bashkiakë dhe veprimtaria e bashkive për marrjen dhe zbatimin e masave në kuadër të fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë;
- Raportimi i gjetjeve dhe rekomandimeve;
- Përballja me pushetin vendor sa i përket raportit të dalë nga ky monitorim;
- Lobim dhe advokim për përmbushjen e prioriteteve të qytetarëve sidomos në kuadër të Dimensionit Social, Transparencës dhe Llogaridhënies në periudhën e COVID-19.