Situata e COVID-19 Vendimet e Këshillit Bashkiak VLORË
Në bazë të aktit normativ nr.03 dt.15.03.2020 neni 5: “Marrja e vendimeve nga organet kolegjiale gjatë kohëzgjatjes së COVID-19, realizohet edhe nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik”, Keshilli Bashkiak i Vlorës ka marrë vendimet e mëposhtme:
23.3.2020: 1)Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e bashkisë për muajin shkurt 2020. Përfitojnë ndihmë ekonomike 48 familje me kushte shumë të vështira social-ekonomike, me një fond prej 138.900 lekë.
2)Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin shkurt 2020. Të përfitojnë ndihmë ekonomike nga fondet e kushtëzuara për muajin Shkurt 2020 gjithsej 9 familje me një fond prej 19.060 lekë.
3)Vendim mbi përdorimin e fondeve të bashkisë Vlorë për ndihmën ndaj familjeve të shtresave në nevojë, si pasojë e situatës së shkaktuar nga infeksioni COVID-19: a- Dhënien e ndihmave ndaj 1500 familjeve të shtresave në nevojë, si pasojë e situatës së shkaktuar nga infeksioni COVID-19, bazuar në listat bashkëlidhur që disponon Sektori i Ndihmës Sociale në Bashkinë Vlorë në bashkëpunim me Rajonet/Njësitë Administrative. b- Ndihmat kanë vlerën prej 2,058 lekë/familje me një fond total prej 3,087,000 lekë dhe do të përmbajnë produktet e shportës ushqimore. c-Fondet që do të nevojiten për realizimin sipas pikës 1 dhe 2, do të mbulohen nga fondet e miratuara me VKB nr.114 datë 27.12.2019 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2020” për furnizimin me ushqime të kopshteve dhe cerdheve, duke u bërë ndryshimi i destinacionit të përdorimit të ushqimeve.
10.4.2020 Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e bashkisë për muajin mars 2020. Përfitojnë ndihmë ekonomike 51 familje me kushte shumë të vështira social- ekonomike, për muajin Mars 2020, me një fond prej 298.600 lekë.