Forumi Publik Shkodër

Në kuadër të nismës POP 2017, ditën e Hënë 12 Qershor 2017 në Hotel “Coloseo” – Shkodër, u organizua Forumi Publik me kandidatët për deputetë për qarkun e Shkodrës.

Në takim morën pjesë kandidatët:

Senida Mesi – Partia Socialiste (PS), Benardeta Syku – Partia Demokratike (PD), Dritan Ylli – Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), Violeta Alushi – Lista e Barabartë (LIBRA).

Në takim kandidatët për deputetë prezantuan programet e tyre politike, si dhe diskutuan mbi prioritetet lokale të ngritura nga qytetarët për Shkodrën:

  1. Hartimi i politikave të qëndrueshme për zhvillimin e arsimit profesional dhe integrimin ne tregun e punës të të rinjve që i përkasin këtij sistemi arsimor
  2. Zhvillimi i infrastrukturës arsimore
  3. Punësimi rinor
  4. Zhvillimi i infrastrukturës turistike
  5. Zhvillimi i politikave për promovimin e sportit dhe rekreacionit

Si dhe prioritetet që prekin qytetaret shqiptarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë:

  1. Ligji për referendumet
  2. Barazi gjinore në përfaqësim
  3. Për miratimin e projektligjit për strehimin social

Projekti “POP 2017” është një nismë e organizatave të shoqërisë civile në 9 rajone të Shqipërisë për mobilizimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve dhe grave, për identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të komuniteteve dhe adresimin e çështjeve të veçanta kandidatëve të partive politike në zgjedhjet Parlamentare 2017.

“POP 2017” mbështetet nga Olof Palme International Center Tiranë nëpërmjet financimit të Qeverisë Suedeze.