Forumi Publik Pogradec

Në kuadër të nismës POP 2017, ditën e Dielë, 11 Qershor 2017 në Hotel “Enkelana” – Pogradec, u organizua Forumi Publik me kandidatët për deputetë për Pogradecin. Në takim mori pjesë kandidati:

Eduart Shalsi – Partia Socialiste (PS)

Në takim ai prezantoi programin e tij politik, si dhe diskutoi me të pranishmit mbi prioritetet lokale të ngritura nga qytetarët për Pogradecin:

  1. Hartimi i politikave konkrete për punësimin e të rinjve
  2. Mbështetje financiare nga qeveria qendrore për hapjen e qendrave rinore lokale
  3. Përmirësimi i infrastrukturës arsimore – shëndetësore – rrugore
  4. Rehabilitimi i liqenit dhe rregullimi i sistemit të peshkimit

si dhe prioritetet që prekin qytetaret shqiptarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë:

  1. Ligji për referendumet
  2. Vendosja e kuotes 50% gra për kandidate për deputete
  3. Për miratimin e projektligjit për strehimin social

Projekti “POP 2017” është një nismë e organizatave të shoqërisë civile në 9 rajone të Shqipërisë për mobilizimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve dhe grave, për identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të komuniteteve dhe adresimin e çështjeve të veçanta kandidatëve të partive politike në zgjedhjet Parlamentare 2017.

“POP 2017” mbështetet nga Olof Palme International Center Tiranë nëpërmjet financimit të Qeverisë Suedeze.

Link i videos: