Forumi Publik Vlorë

Diten e Premte, date 2 Qershor 2017, në orën 17.00 organizohet Forumi Publik me kandidatët për deputet për qarkun e Vlorës. Takimi organizohet në Pallatin e Kulturës Vlorë me pjesëmarrjen e kandidatëve:

POP 2017 – Përballja e Ofertave Politike – Vlorë

2 Qershor 2017, në orën 17.00 – Pallati i Kulturës Vlorë

Në kuadër të nismës POP 2017, në Pallatin e Kulturës Vlorë u organizua Forumi Publik me kandidatët për deputet për qarkun e Vlorës. Në takim morën pjesë kandidatët për deputetë:
Vilma Bello – Partia Socialiste (PS), Nada Mecorapaj – Partia Demokratike (PD), Flamur Celaj – Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), Arjol Shero – Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Anida Dukaj, Lista të Barabarta (LIBRA).

Në takim kandidatët për deputetë prezantuan programet e tyre politike, si dhe diskutuan mbi mbi pesë pikat e ngitura në nivel kombëtar nga rrjeti i organizatave: Arsimi, Shëndetësia, Mjedisi, Infrastrukutra, Pjesëmarrja qyetatre si dhe mbi prioritet lokale të evidentuara nga organizatat Vlora Youth Center dhe Qendra Aulona në takimet me komunitetin.

Projekti “POP 2017” është një nismë e organizatave të shoqërisë civile në 9 rajone të Shqipërisë për mobilizimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve dhe grave, për identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të komuniteteve dhe adresimin e çështjeve të veçanta kandidatëve të partive politike në zgjedhjet Parlamentare 2017.

“POP 2017” mbështetet nga Olof Palme International Center Tiranë nëpërmjet financimit të Qeverisë Suedeze.

Link video: