Kandidatët për Kryetar Bashkie

Kandidatët

Aleanca për Shqipërinë Europiane

erion veliajERION VELIAJ

Datëlindja: 17.12.1979

Vendlindja: Tiranë

Edukimi: Studimet Bachelor i ka kryer për Shkenca Politike në Grand Valley State University në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian

Veprimtaria profesionale: Hyri në politikë pas një angazhimi në shoqërinë civile, organizata ndërkombëtare dhe media. Në vitin 2003, Z. Veliaj themeloi lëvizjen “MJAFT”, një organizatë që unifikoi frymën aktiviste e protestuese të rinisë shqiptare e që në vitin 2004 mori dhe çmimin e Kombeve të Bashkuara për shoqërinë civile të cilën e drejtoi deri në nëntor të vitit 2007. Më pas Veliaj iu bashkua Iniciativës për Stabilitetin Evropian, një organizëm kyç në promovimin e zgjerimit të BE-së.

Në vitin 2011, Z. Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër.

 

Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet

halim kosovaHALIM KOSOVA

Datëlindja: 28.10.1954

Vendlindja: Tiranë

Edukimi: Është diplomuar në vitin 1977 në Fakultetin e Mjeksisë, Universiteti i Tiranës dhe ishte ndër të parët që u specializua në Universitetin “La Sapienza” në Romë, duke sjellë në Shqipëri teknika bashkohore që revolucionalizuan  diagnostikimin e problemeve të shëndetit riprodhues. Në 1990, Halim Kosova mbron gradën “Doktor i Shkencave Mjekësore”.

Veprimtaria profesionale: Dr. Kosova ka ushtruar profesionin e padagogut, ka drejtuar specializimet e mjekëve obstetër-gjinekologë nga mbarë vendi, si dhe ka ushtruar me profesionin e mjekut. Dr.Kosova ka drejtuar Shërbimin e Obstetrikës, dhe ka drejtuar gjithashtu Spitalet Universitare Obstetrike & Gjinekologjike numër 1 dhe 2 në Tiranë.

Mbas një experience 34 vjecare në politikëbërje dhe manaxhim në fushën e shëndetësisë Dr.Halim Kosova u angazhua më aktivisht në politikë duke mbajtur postin e Ministrit të Shëndetësisë në vitin 2013.  Në vitin 2013 ai është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Shqipërisë si pjesë e Grupit Parlamentar të PD dhe anëtar i Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Kandidat i Pavarur

gjergj bojaxhiGJERGJ BOJAXHI      

Datëlindja: 28.03. 1974

Vendlindja: Tiranë

Edukimi: Në vitin 2003, Bojaxhi u diplomua me gradën master për ekonomi ndërkombëtare pranë universitetit “John Hopkins” Ai ka kryer studimet e larta Bachelors në Filozofi dhe Histori Matematike e Shkencë pranë Kolegjit St. John‘s.

Veprimtaria profesionale: Në periudhën 1997-1998 ka filluar të punojë si analist i menaxhimit të riskut në bankën Bankers Trust (New York). Në vitin 1999, gjatë Luftës në Kosovë, Bojaxhi ka qenë koordinator i asistencës në Ambasadën Britanike. Gjatë viteve ka punuar në institucione të rëndësishme amerikane. Bojaxhi u angazhua në politikën shqiptare fillimisht në vitin 2005 si anëtar i KOP-it (Komiteti i Politikave Drejtuese), me Partinë Demokratike. Ka mbajtur pozicione si Zëvendës Minister i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (2005-2007), Drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (2007-2009), e gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës (2007-2011).

 

Aleanca Europiane Ekologjike

sazan guriSAZAN GURI 

Datëlindja: 11.12.1956

Vendlindja: Berat

Edukimi: Studimet i ka kryer ne Universitetin Tiranes. Dega Inxhinier, Gjeolog Nafte

Veprimtaria profesionale: Z. Sazan Guri ka ushtruar pozicioni pedagog në Universitetin jo Publik – UFO si dhe pedagog i jashtëm në Universitetin jo Publik – Justiniani i Parë. Veprimtaria e tij vazhdon edhe me të qënit Drejtor Ekzekutiv i Studios ”Konsulta e Projekte në Mjedis dhe Gjeoshkencë – G & G grup.

Z.Sazan Guri është dekoruar dhe me Grada shkencore Profesor i asociuar në Gjeoshkencë, Doktor i Shkencave në fushën e Gjeologjisë, me Disertacionin “Interpretimi i Stratigrafisë Sekuenciale në Depozitimet Mollasike të UPA-së.

Partia LVDMP

arben tafajARBEN TAFAJ  

Datëlindja: 06.07.1960

Vendlindja: Tiranë

Edukimi: Studimet i ka kryer në vitet 1982 – 1986 në Universitetin Tiranes. Fakulteti Ekonomik

Veprimtaria profesionale: Prej vitit 1991 ka filluar aktivitetin e tij në fushën e biznesit, si fillim në shërbime, eksport dhe më pas në prodhim, President I kompanisë ARILTA.

Në periudhën 1999 – 2003 ka qenë anëtar i Kryesisë së Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë, prej vitit 2003 Anetar i Asamblesë i dhomes së Tregetisë dhe Industrisë Tiranë. Në vitin 2003 është zgjedhur Kryetar i Bashkisë Nr. 8 Tiranë, detyre të cilën e ushtron deri tani. Është Zv/Kryetar i Shoqatës së Njësive Bashkiake.

 

Partia Kristian Demokrate

Dhimiter-Muslia-CVDHIMITER MUSLIA

Datëlindja:07.04.1971

Vendlindja :Kukës

Edukimi: Shkollën e mesme Profesionale e ka kryer në vendlindjen e tij Kukës. Studimet e larta në Universitetin e Tiranës Fakulteti i Drejtësisë.

Veprimtaria Profesionale: Sekretar Gjyqesor në Gjykatën e Apelit Tirane, Përgjegjës Sektorit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë. Drejtor i Sëmundjeve të Brendeshme në QSUT “Nënë Tereza” Shef i Njësisë Transportit Mjeksor me Helikopter pranë MSH. Z. Muslia ka ushtruar dhe punën si avokat pranë dhomës së Avokatisë Tiranë dhe punën si jurist i Kishës Katolikë Tiranë.

Z. Muslia është përfshirë dhe në aktivitete të ndyshmë sociale aktive si Aktivist i të Drejtave të Njeriut dhe i pajtimit mbarëkombëtar. Aktualisht Sekretar i Pergjithshem i PKDSH-Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Kristian Shqipetar. Anëtar i Shoqatës së Përndjekurve Politik. Themelues i Partisë Demokristiane.