Situata e COVID-19 Vendimet e Këshillit Bashkiak DURRËS
9.4.2020 Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Durrësit që u zhvillua online u morën vendimet si vijon: Shtyrja e detyrimit të qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020 për të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesat sociale me palë qiradhënës Bashkia Durrës. Detyrimi i prapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale për periudhën e mbetur të vitit 2020. Shtyra e afatit të pagesës së tarifave vendore nga data 20 Prill 2020, për në datën 30 Qershor 2020 për të gjitha aktivitetet e mbyllura në zbatim të Urdhërit nr.193, datë 20.03.2020 të Ministrise së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për kufizimin apo mbylljen e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.