COVID-19 në Bashkinë Durrës
Takim online mbi gjetjet e raportit të monitorimit në kuadër të situatës COVID-19 të Bashkisë Durrës. Me pjesëmarrës nga institucionet si Drejtoria e Shërbimit Social, Bashkia Durrës; anëtarë të Këshillit Bashkiak,përfaqësues nga Prefektura Durrës, Qendra Komunitare Multifunksionale Nishtulla, Qendra e Shërbimeve Komunitare për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara,Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Durrës, përfaqësues të Grupit Rinor Durrës dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, ekspertë të CSDC Durrës, përfaqësues të Olof Palme Interacional Center dhe organizatava partnere në bashki të ndryshme. Gjatë takimit u nda raporti i monitorimit të kuadër të situatës së krijuar, pati dinamika të ndryshme dhe përballje midis përfaqësuesve nga institucionet përgjegjëse dhe pjesëmarrësve. Ky takim pati si qëllim informimin e qytetarëve dhe diskutimin e gjetjeve me përfaqësues nga Bashkia Durrës, dhe institucione te tjera të ndërlidhura. Aktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit “Monitorimin e zbatimit të kontratës sociale në nivel lokal” në 9 bashki të vendit Durrës, Tiranë, Kukës, Pukë, Vlorë, Fier, Kamëz, Pogradec, Shkodër.