Monitorimi i Këshillave Bashkiakë COVID-19
Duke marrë parasysh situatën aspak të zakontë që bota në përgjithësi dhe Shqipëria në veçanti po kalon prej pandemisë COVID-19, organizatat e rrjetit Përballja e Ofertave Politike (POP), janë duke monitoruar situatën e qasjes së pushtetit vendor pranë komunitetit në 9 bashki të vendit si dhe mbledhjet e Këshillave Bashkiakë dhe vendimet e tyre. Do ju informojmë me statistika dhe analiza javore të punës dhe masave që po marrin bashkitë respektive.