10 Qershor 2015 – na ndiqni
Do të organizohet Forumi Publik me Kandidatët për Kryetar Bashkie, Tiranë.
Gjatë këtij takimi kandidatët për Bashkinë e Tiranës do të kenë mundësinë të paraqesin platformat e tyre, të mbrojnë avantazhet e pozicioneve të tyre dhe të diskutojnë me të rinjtë dhe aktorët e shoqërisë civile mbi çështjet që prekin komunitetin, të evidentuara dhe të pasqyruara në Kontratën Sociale – Tiranë.
Të rinjtë pjesëmarrës do të kenë mundësinë të njihen në detaje me platformat dhe programet politike të partive/kandidatëve të pavarur që do të garojnë në zgjedhjet lokale 2015, të drejtojnë pyetje konkrete duke bashkëbiseduar me kandidatët për Kryetar, Bashkia Tiranë.