Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center

Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center organizoi një takim me përfaqësues të Bashkia Vlorë, për raportin e monitorimit mbi masat e ndërmarra nga ky institucion, në kuadër të pandemisë COVID-19. Takimi u organizua në ambjentet e Pallatit të Kulturës. Pjesëmarrës në takim, ishin nën/kryetarët e Bashkisë Vlorë, administratorët e rajoneve dhe ata socialë, që u njohën me gjetjet dhe diskutuan rekomandimet mbi performancën e Bashkisë Vlorë për menaxhimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të saj, gjatë periudhës mars-prill 2020. Takimi shërbeu për të ballafaquar gjetjet kryesore dhe rekomandimet, por edhe për të diskutuar për sfidat që përballet Bashkia dhe qytetarët e ndihmës ekonomike ose kategoritë në rrezik. Ndërsa vazhdon procesi i monitorimit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak Vlorë edhe në muajt në vazhdim për zbatimin e kontratës sociale në nivel lokal.