Forumi Politik Pukë
Në kuadër të nismës POP 2017, ditën e Enjte 15 Qershor 2017 në Pallatin e Kulturës – Pukë, u organizua Forumi Publik me kandidatët për deputetë për Pukën. Në takim morën pjesë kandidatët:
Nard Ndoka – Partia Demokratike (PD), Sajmira Laçi – Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).
Në takim kandidatët për deputetë prezantuan programet e tyre politike, si dhe diskutuan mbi prioritetet lokale të ngritura nga qytetarët për Pukën:
- Hartimi i politikave dhe marrja e masave konkrete për punësimin e te rinjve
- Mbështetje financiare nga qeveria qendrore për hapjen e qendrave rinore lokale
- Rritja e investimeve nga qeveria qendrore për përmirësimin e infrastrukturës arsimore – shëndetësore – rrugore – bujqësore – energjetike
- Mbrojtja e mjedisit si faktor për zhvillimin e turizmit
- Mbështetja e sipërmarrjes private
Si dhe prioritetet që prekin qytetaret shqiptarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë:
- Ligji për referendumet
- Barazi gjinore në përfaqësim
- Për miratimin e projektligjit për strehimin social
Projekti “POP 2017” është një nismë e organizatave të shoqërisë civile në 9 rajone të Shqipërisë për mobilizimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve dhe grave, për identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të komuniteteve dhe adresimin e çështjeve të veçanta kandidatëve të partive politike në zgjedhjet Parlamentare 2017.
“POP 2017” mbështetet nga Olof Palme International Center Tiranë nëpërmjet financimit të Qeverisë Suedeze.