POP – Takim me fokus-grupet e Njësisë Administrative nr.3, Bashkia Tiranë. Monitorimi i Kontratës Sociale.
Sot u takuam me banorë të Njësisë Administrative nr. 3 në Tiranë dhe biseduam mbi prioritetet e Kontratës Sociale POP – Perballja e Ofertave Politike dhe për punën që ka bërë Bashkia e Tiranës dhe kjo Njësi Administrative në përmbushjen e prioriteteve të tyre. Vijojmë të kemi problematika me ujin e pijshëm, megjithëse kjo Njësi bën pjesë në projektin pilot për furnizimin me ujë 24 orë. Banorët tregojnë se, furnizimi me ujë është me orar, së paku në pjesën me të madhe të njësisë. Për këtë prioritet dhe për të tjera çështje të qytetarëve, GADC po përgatit Raportin e Vitit të Dytë monitorues të Kontratës Sociale.
Në javët në vazhdim, do të vijojmë me takime me qytetarë në Njësitë tjera Administrative. #KontrataSociale #RrjetiPOP #DiskutimeMeQytetaret
Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy