POP – Takim me fokus-grupe të Bashkisë Durrës, në kuadër të Monitorimit të Kontratës Sociale.
Nga organizata partnere CSDC Durrës, u zhvilluan takime fokus-grupe të komuniteteve të Bashkisë Durrës, në kuadër të Projektit dhe prioritetet e Kontratës Sociale POP – Përballja e Ofertave Politike, për punën që ka bërë Bashkia Durrës për përmbushjen e prioriteteve të saj. Qytetarët diskutuan mbi pikat e kontratës sociale, duke sqaruar se cilat prej tyre Bashkia e Durrësit i ka përmbushur plotësisht, cilat pjesërisht dhe cilat nuk janë cekur aspak.
POP synon të forcojë zërin e qytetarëve Shqiptarë në çështje të demokracisë, duke nxitur transparencën dhe llogaridhënien gjatë zgjedhjeve dhe periudhës pas tyre.
Për këto prioritete dhe për të tjera çështje të qytetarëve, CSDC dhe GADC po përgatisin Raportin e Vitit të Dytë monitorues të Kontratës Sociale. #KontrataSociale #RrjetiPOP #DiskutimeMeQytetaret
Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania ProgrammeOlof Palme International CenterNational Endowment for Democracy
Kliko në linkun më poshtë për të parë përmbledhjen në një video.