POP – Takim me fokus-grupet e Njësisë Administrative Manëz, Bashkia Durrës. Monitorimi i Kontratës Sociale.

CSDC Durrës, si anëtare e rrjetit POP, ka organizuar takimin e radhës me fokus-grupin e banorëve të Njësisë Administrative Manëz, Bashkia Durrës. Me banorët pjesëmarrës u diskutuan prioritetet e Kontratës Sociale, përmbushja e tyre apo problematikat e mbetura akoma pa zgjidhje. Ndër të tjera, banorët shprehën shqetësimet në lidhje me ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti. Ata thanë se, edhe pas dy vitesh nga ngjarja, riparimet apo ndërhyrjet e nevojshme për këtë proces nuk kanë filluar akoma dhe ata nuk marrin asnjë përgjigje se kur mund të fillojnë, ndaj kërkojnë që të ketë një reagim nga ana e Bashkisë në lidhje me këtë problem. Përsa më sipër dhe të tjera, CSDS po përpilon raportin e vitit të dytë të monitorimit të Kontratës Sociale.

Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy #RrjetiPOP #KontrataSociale #DiskutimMeQytetaret #ForumePublike #FokusGrupe