POP – Takim me fokus-grupe në Bashkinë Kamëz. Monitorimi i Kontratës Sociale.
Në Bashkinë Kamëz, Shoqata per Integrimin e Zonave Informale SHIZI – AIIA zhvilloi takim me komunitetin, ku u diskutua mbi prioritet e Kontratës Sociale. Fokus-grupi me banorë të Bashkisë Kamëz, u krye në kuadër të projektit POP – Përballja e Ofertave Politike, dhe gjatë këtij takimi qytetarët diskutuan mbi pikat e kontratës sociale; cilat prej tyre Bashkia Kamëz i ka përmbushur plotësisht, cilat pjesërisht dhe me çfarë cilësie dhe cilat nuk janë iniciuar fare.
Në takim u sollën në fokus problematikat e infrastrukturës së rrugëve, problemet e ndriçimit, pastrimit si dhe çështjet e pjesëmarrjes së tyre në vendimarrje. Për këto prioritete dhe për të tjera çështje të qytetarëve, SHIZI po përgatit Raportin e Vitit të Dytë monitorues të Kontratës Sociale. #KontrataSociale #RrjetiPOP #DiskutimeMeQytetaret
Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy