Edukimi Zgjedhor 2025
Pjesëmarrja në zgjedhje është një nga mënyrat më të rëndësishme për të ndikuar në të ardhmen tënde dhe të komunitetit. Për të votuar me përgjegjësi dhe vetëdije, është thelbësore të jesh i informuar jo vetëm për kandidatët, por edhe për procedurat që e bëjnë votën të vlefshme.
Këtu mund të gjeni materiale edukuese dhe informuese mbi:
- Procedurat e votimit në qendrat e votimit
- Mënyrën e plotësimit të fletës së votimit që ta bësh votën të vlefshme
- Të drejtat dhe detyrimet e tua si votues
- Rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor
- Veprimet e paligjshme gjatë zgjedhjeve, si fotografimi i fletës së votimit, blerja e votës, presioni ndaj votuesve, dhe pasojat ligjore që këto veprime sjellin
Për të ndihmuar votuesit të kuptojnë më qartë këto aspekte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përgatitur edhe video informuese.
Shiko videot edukuese të KQZ këtu:
Si plotësohet fleta e votimit: https://www.youtube.com/watch?v=6qHvJ4VewL0
Hapat për të votuar: https://www.youtube.com/watch?v=aSjtQkYLz0g&pp=0gcJCYsJAYcqIYzv
Ky informacion është i vlefshëm për çdo votues, por veçanërisht për ata që votojnë për herë të parë më 11 maj 2025. Zgjidh me mendje, jo me zakon – krahaso ofertat politike.
Zgjedhjet janë më 11 maj – Voto me dije, jo me dyshim.