Si të Votosh në Zgjedhjet Parlamentare – 11 Maj 2025
Hapat për të votuar
- Paraqitu në qendrën e votimit me një dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti ose pasaportë).
- Identifikohu përpara komisionerëve zgjedhorë dhe ndiq procedurën e regjistrimit
- Komisioni i qendres se votimit do të skanojë dokumentin tënd të identitetit dhe ti do të nënshkruash duke lënë shenjën e gishtit.
- Merr fletën e votimit – kontrollo që të jetë e vulosur me dy vula në faqen pa emra subjektesh.
- Shko vetëm në dhomën e fshehtë me fletën e votimit.
- Shëno preferencën tënde me shenjën X ose + brenda kuadratit përbri subjektit/kandidatit të zgjedhur.
- Palos fletën në mënyrë që zgjedhja të mos jetë e dukshme, dhe një nga vulat të duket.
- Hidhe fletën në kutinë e votimit dhe largohu nga qendra
Zgjidh me mendje, jo me zakon – krahaso ofertat politike.
Zgjedhjet janë më 11 maj – Voto me dije, jo me dyshim.