Voto me përgjegjësi – shkeljet dënohen me ligj
KUJDES! PËRBËN VEPËR PENALE
- Pengimi i subjekteve zgjedhore, me anë të kanosjes, dhunës, apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve zgjedhore, apo i kandidatëve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre gjatë fushatës. (Dënohet me burgim 1-5 vjet)
- Falsifikimi i materialit zgjedhor me qëllim ndryshimin e rezultateve të zgjedhjeve. (Dënohet me burgim 1-7 vjet)
- Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor, apo zëvendësimi i tyre në kundërshtim më ligjin. (Dënohet me burgim 6 muaj deri 8 vjet)
- Shkelja e fshehtësisë së votimit, shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga ana e zgjedhësit nëpërmjët cdo lloj mjeti (fotografimi, filmimi, dokumentimi me cdo mjet). (Dënohet me burgim 3 muaj deri 4 vjet)
- Korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje, ofrimi dhe pranimi i parave, të mirave materiale, apo favoreve të tjera në këmbim të votës (Dënohet me burgim 1-5 vjet)
- Votimi më shumë se një herë , apo votimi për persona të tjerë, duke paraqitur dokumente identifikimi të rreme ose duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë. (Dënohet me burgim 1-3 vjet)
- Pengimi i zgjedhësit për të votuar në qendrën e tij të votimit, duke shkelur rregullat e votimit. (Dënohet me burgim 1-7 vjet)
- Lejimi me dashje i votimit nga komisionerët zgjedhorë, pa kryer identifikimin e shtetasit sipas ligjit. (Dënohet me burgim 6 muaj deri 3 vjet)
- Çdo veprim që cenon zgjedhjet si votimi përmes kanosjes, falsifikimi apo dëmtimi i materialit zgjedhor. (Dënohet me burgim 6 muaj deri 8 vjet)
Nëse vëren shkelje të ligjit, Denonco MENJËHERË tek Organet Ligjzbatuese!