Democracy Talks: Zëri i të rinjve për zgjedhje të ndershme dhe pjesëmarrje aktive
21.10.2025 Në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës u mbajt aktiviteti “Democracy Talks: Kuptimi i Proceseve Zgjedhore”, që synoi të fuqizojë studentët në kuptimin e demokracisë dhe rëndësisë së pjesëmarrjes qytetare.
Përmes prezantimit të përfaqësuesve të GADC dhe ndërveprimit të hapur me Prof. Blendi Cekën, u trajtuan temat kryesore mbi rolin e zgjedhjeve në demokraci, procesin e kandidimit dhe nevojën për zgjedhje të ndershme.
Diskutimi vuri theksin te ndikimi që mund të ketë çdo votë, duke inkurajuar të rinjtë të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe të informuar në zgjedhjet e ardhshme.
Studentët ndanë mendime mbi mënyrat për të luftuar manipulimin elektoral dhe për të forcuar transparencën në proceset vendimmarrëse.

