Kandidatët për Kryetar Bashkie

Kandidatët

Aleanca për Shqipërinë Europiane

vangjush dako durresVANGJUSH DAKO

Datëlindja: 29.11.1966

Vendlindja: Durrës

Edukimi: Në qytetin e lindjes kreu studimet e mesme. Shkollën e lartë e mbaroi në vitin 1991 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Veprimtaria profesionale:

Për një periudhë të shkurtër punoi pranë ndërrmarjes së shfrytëzimit të ujërave. Më pas, për një periudhë afro 10-vjeçare, iu kushtua tërësisht nismës private, duke themeluar e zhvilluar veprimtarinë e sipërmarrjes së lirë. Në vitet 2001-2002 ka drejtuar shërbimin e policisë ndërtimore në qarkun e Durrësit, duke qenë njëherësh anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit, detyrë prej së cilës u largua me dorëheqje. Në vitet 2004-2005 ka drejtuar zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (hipotekës) të qarkut, detyrë me të cilën gjithashtu është ndarë me dorëheqje. Prej vitit 2006 është Kryetar i Bashkisë Durrës.

 

Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet

grida duma durresGRIDA DUMA

Datëlindja: 11.06.1977

Vendlindja: Durrës

Edukimi: E diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale për Sociologji. Në vitin 2004 merr titullin Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe nga Universiteti Abraham Linkoln në Nebraska, SHBA. Me pas Grida merr titullin Doktor i Shkencave Ekonomike.

Veprimtaria profesionale: Në vitet 2008 – 2011 ka qenë lektore dhe Shefe e Departamentit të Sociologjisë të Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës si dhe në nivelin master shkencor në Shkencat e Komunikimit dhe Menaxhimit pranë Universitetit Evropian të Tiranës. Gjithashtu ka qenë Eksperte Udhëheqëse dhe Konsulente e një sërë projektesh në fushën e arsimit. Karriera e saj përfshin rreth 15 botime shkencore dhe artikuj të paraqitur në konferenca dhe periodikë ndërkombëtare. Nga tetori 2011 deri në shtator 2013 kreu funksionin e Zëvendësministres së Integrimit. Prej Dhjetorit 2014 zgjidhet Sekretare e Mardhënieve me Publikun në Partinë Demokratike.