NJOFTIM PUBLIK NË LIDHJE ME PROJEKTIN “PERBALLJA E OFERTAVE POLITIKE” NË ZGJEDHJET LOKALE 30 QERSHOR 2019

Tiranë, Janar 28, 2019.  Përballja e Ofertave Politike – POP 2019, është një nismë  e rrjetit të 11 organizatave të shoqërisë civile shqiptare[ në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale të 30 Qershorit 2019. 

POP 2019 synon të rrisë debatin publik dhe informacionin te qytetarët mbi platformat elektorale të partive dhe kandidatëve për kryetarë bashkie, si dhe orientimin e këtyre platformave drejt nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve. Përmes aktiviteteve projekti synon të forcojë demokracinë shqiptare, duke nxitur transparencën dhe llogaridhënien gjatë zgjedhjeve dhe periudhës pas tyre.

POP është zbatuar suksesshëm gjatë Zgjedhjeve Parlamentare 2013, Zgjedhjeve Lokale të vitit 2015 dhe Zgjedhjeve Parlamentare 2017. Kjo nismë është mbështetur dhe mbështetet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme, me fonde të Ambasadës Suedeze në Tiranë.

POP 2019 do të organizohet në bashkitë Durrës, Fier, Kamez, Kukës, Pogradec, Pukë, Shkodër, Tiranë and Vlorë aty ku organizatat e rrjetit ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

POP 2019 synon:

  • Të nxise dialogun mes zgjedhësve dhe kandidatëve, por edhe ndërmjet kandidatëve vetë, duke shërbyer si një platformë diskutimi, ku kandidatët do të mbahen të përgjegjshëm ndaj premtimeve të tyre dhe do të ftohen të nënshkruajnë Kontratën Sociale mes tyre dhe qytetarëve në çdo bashki.
  • Përmes mjeteve të avokimit / lobimit  rrjeti POP 2019 do të përpiqet të arrijë rezultate, duke siguruar që kontratat sociale të mos jenë thjesht një zotim i shkruar, por një angazhim i vazhdueshem për kryetarët e ardhshëm të bashkive.
  • Të informojnë qytetarët duke përdorur mediat sociale ne lidhje me premtimet dhe përparësitë e kandidatëve dhe partive politike përkatëse si dhe në lidhje me punën që do të kryejnë të zgjedhurit për t’i përmbushur ato. Përveç kësaj, faqja online
  • interaktive, do t’u ofrojë qytetarëve shqiptarë një paraqitje të shumë të nevojshme të ofertave të partitë politike.
  • Të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e të zgjedhurve gjate fushates elektorale, por edhe gjate mandatit  qeverises.

Aktivitetet që do të organizohen në kuadër të POP 2019, ofrojnë mundësi të paanshme dhe të barabarta për të gjitha palët dhe kandidatët në dhënien dhe paraqitjen e objektivave dhe platformave të tyre politike për qytetarët. Diskutimet midis  kandidatëve nga parti të ndryshme  nxisin politikanet të komunikojnë në mënyrë qytetare me njëri-tjetrin dhe synojnë të japin një shembull të mirë për publikun e gjerë në lidhje me kuptimin dhe mbështetjen që politikanet i ofrojnë komuniteteve të tyre pavarësisht bindjeve politike.

Në qendër të të gjitha aktiviteteve të POP 2019 do të jenë qytetarët me nevojat dhe shqetësimet e tyre, pasi zhvendosja e debatit publik nga politika drejt platformave politike në periudhën parazgjedhore është e rëndësishme. POP 2019 është një mundësi për partitë politike që të paraqesin programet e tyre të tregojnë se sa do të kujdesen për qytetarët në katër vitet e ardhshme. Premtimet e partive politike dhe programet e tyre do të monitorohen pas Zgjedhjeve Lokale 2019 nga Rrjeti i organizatave të POP 2019 dhe grupet e qytetarëve që do të organizohen nga ky rrjet.

Për më shumë informacion në lidhje me këtë nismë ju lutem kontaktoni:

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim

Mobile: ++355682059301

E-mail: [email protected]

Website: www.popalbania.info



Qendra “Aleanca Gjinore per Zhvillim, Tiranë; Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Durrës;  Qendra Rinore Vlorë, ACPD/Qendra “Aulona” ne Vlore; Shoqata për Integrimin e Zonave Informale, Kamez; Epoka e Re, Fier; Intelektualët e Rinj “Shpresë”, Shkodër; Lëvizja Rinore për Demokraci, Pukë; Lëvizja “Mjaft”; Qendra Rinore për Progres, Kukës, Integrimi, Aktivizimi dhe Ndërgjegjësimi i të Rinjve, Progradec.