DËGJESË PUBLIKE MBI BUXHETIN 2019-2021, Nj/Administrative Rrashbull

DËGJESË PUBLIKE MBI BUXHETIN  2019-2021

Data: 06.11.2018, Dita e Marte, Ora: 10:00-13:00, Vendi: Nj/Administrative Rrashbull

RAPORT NARRATIV

Në këtë takim pjesëmarresit u informuan mbi investimet, projektet dhe shërbimet kryesore të programeve “Paketa Fiskale”, “Investimet në infrastrukturë dhe Shërbim Publik në Nj/A”, “Projektet në të ardhmen për Shërbimin Social”, dhe “Investimet në Arsim”, që Bashkia mendon të zbatojë për vitin 2019-2021.

Fjala pershendetese, z.Ermal Lufo, drejtor i Drejtorise se Pergjithshme te Menaxhimit Financiar i cili prezantoi qellimin e degjeses.

Prezantimi i Paketes Fiskale per vitet 2019-2021 ne Njesite Administrative: Rrashbull, z. Luan Dajko, Drejtor i Drejtorise se Taksave dhe Tarifave Vendore.

Z.Luan u shpreh se qellimi i degjeses eshte bashkepunumi me problemet qe kane banoret e komunitetit.

  • Jane bere ndryshime ne taksen e pasurise, per popullaten dhe per biznesin. Taksa e pasurise nga 400 leke per meter katror, eshte ulur me 30% nga vendimi nr. 132 i Keshillit Bashkiak.
  • Vitin e ardhshem taksa e biznesit do te shkoje 202 leke nga 280 leke. Nga 480 leke per meter katror behet 330 leke.
  • Taksa e biznesit te vogel shkon ne 202 leke pervec zonave rezidenciale, Shkembi i Kavajes dhe Gjiri Lalezit.
  • Taksa e popullates eshte ulur ne 35% ne korrik te ketij viti, tarifat jane ne nivelet qe ishin. 900 leke per bizneset ne vit per qendrat administrastive.
  • Projektligji per taksen e prones bujqesore i cili nuk eshte miratuar ende sepse jane debitore shume banore. 42% eshte raporti i te ardhurave me kostot, gje qe eshte nje kosto shume e larte per bashkine.
  • Do vazhdojme me uljen e taksave per te luftuar informalitetin 30-35%.
  • Taksa e nderteses do ulet me vendim qeverie ne vitin 2019.
  • Departamenti i taksave nuk do te vendosi apriori pa marre miratimin e biznesit, ky eshte nje vendim qe ka hyre ne fuqi ne korrik te ketij viti, i cili shkon ne favor te biznesit, te popullates.

Pyetje nga qytetari 1:

  1. Cdo te behet me taksen e prones?

Pergjigje nga z.Luan: Ka ngelur ne nivelet e komunave pra 1600 leke per hektar, perjashtohen vetem ata qe bejne investime.

Pyetje nga qytetari 2: Eshte zene rruga, si do shkojme tek toka? Nuk paguajme asnje takse nese nuk hapet rruga.

Pergjigje nga z.Luan: Keto kerkesa do te mbahen shenim dhe do te merren parasysh.

  • A eshte percaktuar skema se si do te ndahet taksa e prones?

Pergjigje nga z.Luan: Drejtoria e pergjithshme e ndertimit prane Ministrise se Financave ka bere studim dhe kemi agjente tatimor per marrjen e takses nga Ujesjelles Kanalizime Durres por ka probleme. Kemi menduar qe taksa te kaloje me OSHE sepse i ka kontratat me te sakte. Ne janar do te na udhezojne per taksen e popullates, nga 160 milion eshte bere 100 milion.

Prezantimi i projekteve per vitin 2019-2021 per investimet ne infrastrukturen rrugore ne Nj.Administrative: Rrashbull

  • 40 milion leke te reja per rruget ne njesine administrative Katund i Ri 6 rruge ku kane mbaruar projektet, rruget; “Erzeni”, “Gjergji”, “Loci”, “Taci”, “Kalaja”.

Pyetje nga qytetari 1: Dy daljet ne Qerret jane te pashtruara, dy lagje.

Pyetje nga qytetari 2: Fllaka, keni 8 vite qe na e keni premtuar

Pergjigje nga z.Artan: Fllaka per kete vit nuk eshte e perfshire ne projekt.

Qytetari 3: Jemi 6000 banore, kemi kanalin, nuk kemi uje me pi, jemi 500 familje ne Saktor Rinia.

Qytetari 4: Rrethrrotullimi duhet te behet tek kryqezimi i Fallkes, 4 persona kane humbur jeten, nuk ka trotuar tek shkolla “Bajram Gashi”, mungon urbani qe te  na lidhe me Universitetin.

Qytetari 5: Kanalet jane pa beton permbytemi kur bie shi, rruget jane te pashtruara.

Prezantimi i projekteve per Sherbimin Social per vitet 2019-2021 me Nj.Administrative: Rrashbull, znj.Meme Xhaferaj, Drejtore e Drejtorise se Sherbimit Social

Znj.Meme u shpreh se politikat per vitet 2019-2021 jane:

  • Zbutja e varferise
  • Permiresimi i cilesise se jetes per personat me aftesi te kufizuar
  • Permiresimi i sherbimeve per grupet ne nevoje.

Ristrukturimi i drejtorise ka sjelle rritjen e kapaciteteve per fonde ne fushat:

  • Mbrojtja e femijeve
  • Ofrimi i sherbimeve per mbeshtetjen per grate familjare dhe mosha e trete
  • Fuqizimi i personave me aftesi te kufizuar
  • Fuqizimi i komunitetit rom dhe egjiptian
  • Fuqizimi i viktimave te trafikimit
  • Ofrimi i kurseve profesionale per te rinjte

Konkretisht;

Per femijet:

  • Ngritja e strehezes emergjente per familjet ne situate rruge
  • Ligji per kujdestarine ne partneritet me shoqatat

Per grate:

  • Ofrimi i sherbimit ligjor telefonik falas
  • Po punojme per ngritjen e nje sherbimi emergjent per strehimin e grave brenda ketij viti dhe ofrimin e kurseve profesionale

Per personat me aftesi te kufizuar dhe mosha e trete:

  • Qendra ditore per te moshuar ofron sherbime per 110 te moshuar.
  • Ne vitin 2016 krijuam nje qender ditore me Save the Children, ne vitin 2019 qendra do mbahet me buxhetin e bashkise. Do ngreme sherbimin levizes me mjek me staf ne zonat e largeta qe te ofroje sherbim ne shtepi per famijet ak.

Per komunitetin rom dhe egjiptian:

  • Kemi ngritur qendren multifunksionale ne Nishtulla e cila menaxhohet nga bashkia me mbeshtetjen e PNUD ku ofrojme sherbime shendetesore, regjistrime per kartat e shendetit. Kemi nje projekt me ndermjetese Zyren e Punes per t’i ofruar kurse profesionale nga ku 100 raste jane punesuar.

Per zbutjen e varferise:

  • Skema e shtetit eshte online, fondi prej 4 milion per familjet e varfera. Ne vitin 2019 do te kete fond per punen komunitare.

Prezantimi I investimeve ne Arsim per vitet 2019-2021;

  • Infrastruktura shkollave sipas standarteve per rritjen e sherbimeve
  • Shtim te numri te edukatoreve
  • Rikonstruksioni 1-2 institucioneve te reja ne vit
  • Per 2017 kemi ndertuar 3 shkolla te reja
  • Per vitin 2018-2019 ndertimin e shkollave ne Sukth, Fshat Rinia, Qerret, Rrashbull
  • Rikonstruktimi i te gjitha cerdheve ne Durres ka perfunduar
  • 2-3 rikonstruksione te kopshteve ne vitin 2019 priten te mbarojne
  • Per vitin 2019-2021 kemi parashikuar disa investime por mund te vendosim te tjera bazuar nga sugjerimet tuaja
  • Mirembajtja e ndertesave arsimore
  • Lyerja e godinave arsimore, jane lyer te gjitha gjimnazet ne Durres