Post POP 2017/ Takim
Shoqata për integrimin e zonave Informale, Tiranë më datë 25 shtator 2018, pranë ambjenteve të Kuvendit të Shqipërisë, realizoi takimin në kuadër të projektit “Post Pop 2017”. Pjesëmarrës në takim ishin:
- Znj. Vasilika Hysi (deputete),
- Greta Kokalari (SHIZI),
- Ina Goxhaj (SHIZI)
Takim në të cilin u diskutua mbi:
- Uljen e papunësisë
- Punësimin e denjë
- Rritjen e transparencës dhe llogaridhënies
- Arsimin
Shoqata për integrimin e zonave Informale, Tiranë më datë 12 tetor 2018, realizoi takimin tjetër në kuadër të projektit “Post Pop 2017”. Pjesëmarrës në takim ishte znj. Klotilda Bushka. Takimi u zhvillua në formën e pyetjeve nga pjesëmarrësit në lidhje me çështje të ndryshme që shqetësojnë pjesëmarrësit si:
- Pjesëmarrja dhe llogaridhënia e të zgjedhurve:
- Mbrojtja sociale
- Punësimi
Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC) në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, më datë 5.11.2018 morën pjesë në dëgjesën publike me banorët e njësisë administrative Manzë- Durrës. Të pranishëm në këtë takim ishin: banorët të fshatrave të Nj.A. Manzë, CSDC dhe Qendra e zhvillimit “Shëndeti Mendor” Informacioni i ndarë me banorët kishte për qëllim informimin e tyre dhe shqyrtimin e shqetësimeve dhe rekomandimeve në lidhje me arsimin shëndetësinë apo infrastrukturën.
Qendra Rinore Epoka e Re në Fier, sollën edhe njëherë në vëmendje situatën e rënduar të lumit Gjanica, që është problem i të gjithë banorëve te qytetit të Fierit, problem ky i trashëguar në vite e që akoma nuk ka gjetur zgjidhje, ky është një problem pothuajse 30 vjecarë. Të rinjt e Qendrës Rinore Epoka e Re kanë lobuar fortë për rehabilitimin e lumit Gjanica.
Në kuadër të projektit “Përballja e Ofertave Politike – POP 2017”, Qendra Rinore Rajonale Vlorë, më datë 29 shtator ka organizuar në Vlorë takimin me znj. Nadire Meçorapaj dhe me të rinjtë e Qendrës Rinore Rajonale. Në këtë takim deputetja diskutoi mbi rëndësinë e llogaridhënies nga të zgjedhurit për elektoratin dhe rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në përcaktimin e prioriteve të bashkisë/qeverisë. U trajtua ecuria në sektorë të ndryshëm bazuar në prioritet kombëtare dhe lokale.
Qendra Rinore Rajonale Vlorë, më datë 29 shtator ka organizuar në Vlorë takimin me znj. Vilma Bello dhe me të rinjtë e Qendrës Rinore Rajonale. Në këtë takim deputetja Bello, Deputetja Vilma Bello diskutoi mbi rëndësinë e llogaridhënies nga të zgjedhurit për elektoratin si dhe rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në përcaktimin e prioriteve të bashkisë/qeverisë.
Qendra Rinore Pukë, organizoi më datë 18 nëntor takimin me të rinjtë e qytetit për të folur për sfidat, vështirësitë që ato hasin si dhe mënyrën më të mirë të delegimit të këtyre vështirësive.
Intelektualët e Rinj Shpresë, Shkodër, në kuadër të POP 2017, më datë 28.9.2018 kanë realizuar takimin me të rinjtë e qytetit të Shkodrës. Çështjet e ngritura në këtë takim ishin cështje me një inters të madh publik si psh:
- Hartimi i politikave të qëndrueshme
për zhvillimin e arsimit profesional dhe integrimit në tregun e punës të të rinjve
që janë të përfshirë në këtë sistem.
- Zhvillimi i Infrastrukturës së Arsimit.
- Punësimi i të rinjve kërkohet të mbështeten ndërmarrjet rinore
- Zhvillimi i infrastrukturës turistike.
- Zhvillimi i politikave për promovimin e sportit dhe Barazia gjinore në përfaqësim