Forum me banorë në Njësinë Administrative, Dajç-Bregu i Bunës, Shkodër

28.3.2019

U zhvillua sot në njësinë administrative Dajc-Bregu i Bunës, Bashkia Shkoder, fokus grupi i parë në kuadër të projektit POP-2019, të mbështetur nga Olof Palme Center më pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave si dhe banorë të kësaj njësie administrative.

Prioritetet dhe nevojat në ketë zonë janë të shumta por të rinjtë janë ata që kërkojnë vëmendjen më të madhe me kërkesën e tyre emergjente për ndërhyrjen në rikonstruksionin e shkollës së tyre “Luce Agraja”, shkollë e cila është kthyer ne rrezik edhe për jetën e nxënësve në atë njësi administrative.