Forum me qytetarët, Njësia Administrative Nr.1, Tiranë
Kanë vijuar edhe sot forumet me qytetarët në kuadër të POP 2019 Përballja e Ofertave Politike, nismë kjo e mbështetur nga Olof Palme International Centre. Me pjesëmarrjen e qytetarëve të kësaj njësie, të punësuar, të papunë, pensionistë dhe studentë u diskutuan prioritet e tyre pranë kësaj njësie.
Uji vijon të jetë edhe në këtë njësi një prej prioriteteve më emergjente të ngritura prej tyre. Rrugët e brendshme të lagjeve si dhe mungesa e një biblioteke pranë kësaj njësie ishin disa nga problematikat e theksuara në këtë takim.
POP 2019 në Tiranë në ditët në vazhdim është me qytetarët një njësi të tjera urbane dhe rurale.