Forumi Publik POP 2019 – Tiranë
Me synimin e marrjes së mendimit qytetar në periudhën Mars-Prill 2019 u organizuan në territorin e Bashkisë Tiranë forume me përfaqësues të komunitetit. Në takime morën pjesë burra, gra, vajza dhe djem që përfaqësonin grupe të margjinalizuara dhe qytetarë aktivë, të cilët me anë të pikëzimit vlerësuan performancën e Bashkisë dhe identifikuan nevojat dhe prioritetet e qytetarëve.
Në Forume u diskutuan 25 çështje që u përkasin katër fushave kryesore që ndikojnë drejtpërdrejtë mbi komunitetin vendor: 1. Shërbimet publike; 2. Zhvillimi ekonomik vendor; 3. Dimensioni social dhe 4. Demokracia vendore. Datë 25.6.2019 prioritetet kryesore të përzgjedhura nga komuniteti i’u prezantuan Kandidatit për Kryetar Bashkie në Tiranë, Z. Erion Veliaj. Pas prezantimit të prioriteteve dhe diskutimeve për secilin prej tyre, u finalizua me firmosjen e Kontratës Sociale.
Kontrata Sociale e firmosur nga z. Erion Veliaj