Forumi Publik Tiranë
Në kuadër të nismës POP 2017, ditën e Premte 16 Qershor 2017 në Hotel Tirana International – Tiranë, u organizua Forumi Publik me kandidatët për deputetë për qarkun e Tiranës. Në takim morën pjesë kandidatët:
Blerina Gjylameti dhe Vasilika Hysi – Partia Socialiste (PS), Oriola Pampuri dhe Fatbardha Kadiu – Partia Demokratike (PD)
Në takim kandidatët për deputetë prezantuan programet e tyre politike, si dhe diskutuan mbi prioritetet lokale të ngritura nga qytetarët për Tiranën:
- Shëndetësia
- Infrastruktura dhe mjedisi
- Shërbime sociale
- Arsimi
- Transparenca dhe llogaridhënia
si dhe prioritetet që prekin qytetaret shqiptarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë:
- Ligji për referendumet
- Vendosja e kuotes 50% gra për kandidate për deputete
- Për miratimin e projektligjit për strehimin social
Në këtë takim, kandidatët për deputetë për qarkun Tiranë patën mundësinë të prezantojnë programet e tyre, të mbrojnë avantazhet e këtyre programeve dhe të dialogojnë me pjesëmarrësit – të rinj, gra, qytetarë, shoqëri civile, dhe aktorë të tjerë, të cilët pasi janë njohur më parë me platformat politike iu drejtuan atyre pyetje të veçanta mbi problematika që shqetësojnë komunitetin.
Projekti “POP 2017” është një nismë e organizatave të shoqërisë civile në 9 rajone të Shqipërisë për mobilizimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve dhe grave, për identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të komuniteteve dhe adresimin e çështjeve të veçanta kandidatëve të partive politike në zgjedhjet Parlamentare 2017.
“POP 2017” mbështetet nga Olof Palme International Center Tiranë nëpërmjet financimit të Qeverisë Suedeze.