Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë seancë dëgjimore me CSDC Durrës
Në drejtimin e kryetarit z. Enver Roshi Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë në mbledhjen e dates 16.6.2020, on line zhvilloi seancë dëgjimore me Qendrën e Zhvillimit të Shoqërise Civile (CSDC) anëtare e rrjetit POP.
E ftuar ishte znj. Miriam Reçi, Drejtore Ekzekutive CSDS Durres Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile dhe një grup të rinjsh aktivistë.
Z.Roshi u shpreh se kjo qendër ka në fokus mobilizimin i komunitetit dhe ndikimin në proceset vendim-marrese dhe ka ndërmarrë një nismë me temë: ”Përballja e ofertave politike Covid-19”, nismë kjo e rrjetit të organizatave të shoqërisë civile shqiptare mbështetur nga Olof Palme International Centre në kuadër të një programi të financuar nga Suedia: “Shoqëria Civile, Pjesëmarrja Qytetare, Llogaridhënia dhe Ndryshimi Social”. Rrjeti POP ka monitoruar situatën e shkaktuar nga Covid-19 dhe marrjen e masave nga pushteti vendor në kuadrin e kësaj situate.
Znj. Reçi, në fjalën e saj e vuri theksin te metodologjitë që janë ndjekur në 9 bashkitë ku ndiqet kjo nismë, njëra ndër të cilat është edhe Durrësi.
“Në Bashkinë Durrës, si dhe në bashki të tjera, janë dërguar kërkesë për informacione, janë realizuar intervista me banorët, qytetarët, për të parë mënyrën e perceptimit të tyre karshi shërbimeve që ofron Bashkia, janë monituruar takime të përfaqësuesve të Bashkisë, nëpërmjet Televizionit dhe mediave sociale, si dhe janë ndjekur nga afër, vendimet e Këshillave Bashkiak, mbledhjeve të tyre, në lidhje me masat e marra nga Bashkia për komunitetin. Gjatë muajve Shkurt, Mars Prill kemi vërejtur, që ka një numër familjesh që ka përfituar ndihma ekonomike ndër të cilat janë të agreguara të dhënat në “burra” dhe “gra”, gjithashtu kanë përfituar ndihmën ekonomike dhe kategoria e kryefamiljareve, te cilat janë gra të divorcuara si dhe janë të evidentuar familje që kanë persona me aftësi ndryshe në përbërje të tyre si dhe ndarjen e përfituesve në zona urbane dhe rurale. Ka edhe familje të cilat përveç ndihmës ekonomike kanë përfituar edhe bonusin e qirasë për shkak të tërmetit të vitit të kaluar , janë 5451 familje aplikuese, rreth 4 këste qiraje janë dhënë deri tani, ka qytetarë të cilët pohojnë që kanë marrë deri te kësti i dytë” nënvizoi znj. Reçi e cila vijoi me evidentimin e problematikave të vërejtura.
Më tej, të rinjtë aktivistë, referuan para komisionit edhe konstatimet e tyre për transparencën e institucioneve si dhe folën mbi problematika të tjera të vërejtura. Deputetët e qarkut të Durrësit, veçanërisht Zëvendëskryetarja e komisionit Klodiana Spahiu, Roland Xhelili si dhe Edlira Bode vlerësuan punën e organizatës për gjetjet dhe rekomandimet e raportit dhe kërkuan angazhim të përbashkët të tyre, të të gjitha organizatave lokale dhe të qeverisjes vendore për adresimin e rekomandimeve dhe gjetjen e zgjidhjeve për lehtësimin e pasojave të tërmetit dhe pandemisë. Nga anëtarët e komisionit u shpreh gadishmeria që të zhvillohet takim me organizatën e shoqërisë civile në qytetin e Durrësit për të bërë ndjekjen në terren të çështjeve që dolën nga seanca dëgjimore.