Takim Virtual – GADC dhe Bashkia Tiranë, Kontrata Sociale POP
Sot në datë 15.7.2020 Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) ka organizuar një takim me Bashkinë Tiranë me pjesemarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha njesitë administrative, komunitetit dhe perfaqesuesve të drejtorive të ndryshme pranë kësaj bashkie.
Në këtë takim u diskutua puna e bashkisë në përmbushjen e prioriteteve te Kontrates Sociale te Tiranes si dhe u dëgjua zëri i komunitetit sa i përket përmirësimit apo problematikave që ata kanë hasur bazuar në Kontratën Sociale. Znj. Anisa Ruseti, nën kryetare e bashkisë Tiranë bëri një përmbledhje të punës së kryer nga kjo bashki bazuar në prioritetet e komunitetit të Tiranës.
GADC vijon monitorimin, dhe në muajin Shtator do të publikojë raportin e detajuar në lidhje më punën e bashkisë dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak në kuadër të përmbushjes së premtimit me anë të nënshkrimit të Kontratës Sociale.
Përballja e Ofertave Politike – POP 2019, është një nismë e rrjetit të 9 organizatave të shoqërisë civile shqiptare mbështetur nga Olof Palme International Center – Albania Programme në kuadër të një programi të financuar nga Embassy of Sweden in Tirana “Shoqëria Civile, Pjesëmarrja Qytetare, Llogaridhënia dhe Ndryshimi Social” dhe nga National Endowment for Democracy