Takime me komunitetin e bashkisë Tiranë

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, pjesë e Rrjetit POP, po përgatit raportin e monitorimit të Kontratës Sociale për Tiranën për periudhën gusht 2019 – gusht 2020. Paralelisht me monitorimin e punës së bashkisë dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak kemi organizuar takime me komunitetin në 10 njësi administrative të bashkisë Tiranë.

Sa ka qenë angazhimi i bashkisë në përmbushjen e prioriteteve të komunitetit, sa prej tyre janë marrë parasysh, sa nga prioritetet janë plotësuar dhe cilat janë masat që bashkia po merr për realizimin e Kontratës Sociale të firmosur në 25.6.2019.