TAKIME ME KOMUNITETIN E BASHKISË DURRËS

Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile Durrës, pjesë e Rrjetit POP, po përgatit raportin e monitorimit të Kontratës Sociale për Durrësin për periudhën gusht 2019 – gusht 2020. Paralelisht me monitorimin e punës së bashkisë dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak janë organizuar takime me komunitetin në 3 njësi administrative të bashkisë Durrës, Katund i Ri, Sukth dhe Spitalle.

Sa ka qenë angazhimi i bashkisë në përmbushjen e prioriteteve të komunitetit, sa prej tyre janë marrë parasysh, sa nga prioritetet janë plotësuar dhe cilat janë masat që bashkia po merr për realizimin e Kontratës Sociale të firmosur.