TAKIME ME KOMUNITETIN E BASHKISË PUKË
Lëvizja Rinore Pukë, pjesë e Rrjetit POP, po përgatit raportin e monitorimit të Kontratës Sociale për Pukën për periudhën gusht 2019 – gusht 2020. Paralelisht me monitorimin e punës së bashkisë dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak kjo organizatë ka zhvilluar takime me komunitetin dhe të rinjtë në njësi të ndryshme administrative te bashkisë Pukë.