Prezantimi i Raportit një vjeçar – Kontrata Sociale POP Bashkia Shkodër
27.10.2020 Në kuadër të projektit “Monitorimi i zbatimit të kontratës sociale në nivel lokal” i cili zbatohet në 9 bashki të vendit Durrës, Tiranë, Kukës, Pukë, Vlorë, Fier, Kamëz, Pogradec, Shkodër. shoqata “Intelektualet e rinj, Shprese” organizoi sot prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve te “Raportit POP mbi Monitorimin e përmbushjes së prioriteteve të kontratës sociale (gusht 2019 – gusht 2020)” ne Bashkine Shkoder i cili u zhvillua nepermjet platformes online zoom.
Ne kete takim moren pjese Kryetarja e Bashkise Shkoder znj.Voltana Ademi, Kryetarja e Keshillit Bashkiak znj.Brisela Truma (Kadija), perfaqesues te Keshillit Bashkiak Shkoder, te Keshillit te Qarkut Shkoder si dhe perfaqesues te organizatave te shoqerise civile.
Takimi u moderua nga Drejtori Ekzekutiv i shoqates “Intelektualet e rinj, Shprese” z.Blendi Dibra dhe pas prezantimit te procesit te hartimit te kontrates sociale nga President i IRSH-se z.Saimir Beqiraga, ekspertja znj.Florinda Lleshi beri prezantimin e gjetjeve te raportit.
Ne kete takim Kryetarja e Bashkise znj.Voltana Ademi vleresoi raportin si dhe prezantoi punen e Bashkise ne permbushjen e angazhimeve te ndermarra nderkohe perfaqesuesja e Keshillit Bashkiak znj.Jona Leqejza foli ne lidhje me perpjekjet e Keshillit Bashkiak per angazhimin e qytetareve dhe organizatave te shoqerise civile.