PREZANTIMI I RAPORTIT NJË VJEÇAR – KONTRATA SOCIALE POP BASHKIA POGRADEC
2.11.2020 Në kuadër të projektit “Monitorimi i zbatimit të kontratës sociale në nivel lokal” i cili zbatohet në 9 bashki të vendit Durrës, Tiranë, Kukës, Pukë, Vlorë, Fier, Kamëz, Pogradec, Shkodër. shoqata “Rinia per Integrim Aktivizim dhe Sensibilizim Intelektualet e rinj,” RIAS organizoi sot prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve te “Raportit POP mbi Monitorimin e përmbushjes së prioriteteve të kontratës sociale (gusht 2019 – gusht 2020)” ne Bashkine Pogradec i cili u zhvillua nepermjet platformes online zoom.
Ne kete takim moren pjese edhe nen Kryetarja e Bashkise Pogradec znj.Entela Gusho si edhe Znj. Manjola Kamolli nen kyetare e Keshillit Bashkiak.
Takimi u moderua nga Drejtoresha Ekzekutive e organizates RIAS Znj. Mirela Juka dhe pas prezantimit te procesit te hartimit te kontrates sociale informimi i detajuar i gjetjeve nga monitorimi sipas prioriteteve u prezantua nga Z. Andi Shkembi, anetar i organizates dhe aktivist ne Pogradec,
Ky takim u zhvillua ne forme bashkebisedimi, duke u ndalur ne te gjitha prioritetet, plotesimi i tyre, parashikimet apo sfidat e hasura qe prej muajit mars te ketij viti. Angazhimi i bashkise Pogradec mbetet 100 % per plotesimin e Kontrates Sociale te komunitetit te Pogradecit dhe qasja e zyrtareve kundrejt RIAS ne vecanti dhe te rinjve ne pergjithesi eshte nje model mjaft i mire dhe pozitiv.