KONTRATA SOCIALE DURRËS – PËRMBUSHJA E PRIORITETEVE – VITI I PARË I MONITORIMIT

Prioritet 1: Funksionimi i mekanizmave që sigurojnë shkëmbimin reciprok të informacionit dhe  transparencën e vendimeve që merr Bashkia dhe Këshilli Bashkiak ndaj komunitetit.  (Adresuar Pjesërisht)

Priotitet 2:  Specifikimi i një zëri buxhetor për të rinjtë në buxhetin vjetor që harton Bashkia. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 3: Ngritja dhe funksionimi i qendrave rinore;  një në qytetin e Durrësit dhe një në Katund të Ri, gjithashtu ngritja dhe fuksionimi i një biblioteke kryesore për Durrës qendër. (Nuk është Adresuar)

Prioritet 4: Zhvillimi i programeve egzistuese për nxitjen e bizneseve të të rinjve dhe grave dhe informimi i vazhdueshëm i publikut mbi programet që zhvillon dhe zbaton Bashkia për nxitjen e punësimit me fokus  të rinjtë;  gratë kryefamiljare; pjesëtarë madhorë të familjeve me ndihmë ekonomike. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 5 : Ngritja dhe zgjerimi i hapësirave të gjelbërta në qytet dhe njësitë administrative; ndërhyrje në kanalet kulluese dhe vaditëse në njësitë administrative Manëz, Katund i Ri, Rrashbull dhe Sukth. Vijimi i investimeve që përmirësojnë infrastrukturën,  rrugët dytësore dhe sinjalistikën në Rr. A. Goga; Stacionin e Trenit – Ura e Dajlanit- Shkozet; si edhe në Manëz (Kamerras, Kucok); Rrashbull (ShënVlash); Katund i Ri dhe Sukth (rrugët dytësore bujqësore).  (Adresuar Pjesërisht)

Priritet 6: Shtimi i koshave për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe tërheqja e tyre nga makina e mbledhjes së mbeturinave të paktën një herë në dy ditë në të gjitha lagjet e bashkisë Durrës. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 7: Përmirësime në infrastrukturën e shkollave (sisteme ngrohje; laboratorë të informatikës) si edhe plotësimi i strukturës me personel për pastrimin dhe ruajtjen e shkollave në njësitë administrative të Bashkisë Durrës.  (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 8: Rikonstruksioni i kopshteve dhe çerdheve në lagjet periferike të qytetit Durrës, në Sukth, Katund i Ri dhe Rrashbull. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 9: Përmirësimi i cilësisë së transportit publik (përcaktimi dhe publikimi i orareve të transportit publik; korrektesë në oraret e mbërritjes në stacion, përmirësim i kushteve higjeno-sanitare, rritja e shpeshtësisë së autobuzëve dhe e kohëzgjatjes së këtij shërbimi edhe pas orës 17.00) në njësitë administrative të bashkisë Durrës. (Nuk është Adresuar)

Prioritet 10: Zgjidhja e çështjes së transportit të fëmijëve për në shkolla për shkak të distancës së largët nga vendbanimi në njësitë administrative Rrashbull dhe Sukth. (Adresuar Pjesërisht)

Prioritet 11: Zgjdhja  me prioritet e furnizmit me ujë dhe problemeve me kanalizimet përlagjet e qytetit të Durrësit dhe njësive te tjera administrative. (Adresuar Plotësisht)

Prioritet 12: Zgjerimi i shërbimeve të kujdesit shoqëror për individët në nevojë dhe ngritja e shërbimeve të reja sipas nevojave të vlerësuara në lagjet e qytetit Durrës në njësitë administrative Manëz, Sukth, Katund i Ri dhe Rrashbull. (Adresuar Plotësisht)

Prioritet 13: Zgjerimi i programeve ndërgjegjësuese dhe informuese për komunitetin në lidhje me: dhunën në familje, shërbimet mbrojtëse, fuqizuese dhe riintegruese për viktimat e dhunës në familje. (Adresuar Plotësisht)

Lexoni Raportin e detajuar në: https://popnetwork.al/raporti-nje-vjecar-kontrata-sociale-bashkia-durres/